v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2004-08-22 20:54:39    
Pesė copė lėkurė dashi

cri
Tregimi me temė historike "Pesė copė lėkura dashi"

Nė kohėn kur shteti Gjin aneksoi shtetin Yu, ministri shumė i talentuar Bai Lisi i shtetit Yu u zu rob. Monarku Sian-gong i shtetit Gjin deshi ta ngarkonte Bai Lisin me detyre tė rėndėsishme, por ai refuzoi. Kėshtu qė Gjin Sian-gong e pėrfshiu atė nė listėn e pėrcjellėsve tė pajės sė princeshės qė do tė nisej pėr nė shtetin Ēin dhe do tė martohej me monarkun Mugong tė shtetit Ēin. Gjatė rrugės pėr nė shtetin Ēin, Bai Lisi u arratis dhe arriti nė shtetin Ēu. Policia e shtetit Ēu kapi Bai Lisi, duke e quajtur atė "spiun" dhe e internoi nė zonėn Nanhai qė tė kulloste kuaj.

Pas dasmės sė tij, Ēin Mugong lexoi listėn e pajės sė nuses dhe vuri re se njė shėrbėtor me emrin Bai Lisi kishte humbur. Njė funksionar i shpjegoi se kush ishte Bai Lisi. Ēin Mugong ishte njė monark qė i ēmonte shumė personat e talentuar, prandaj dha urdhėr pėr ta gjetur medoemos Bai Lisin dhe vendosi ta ngarkonte atė me njė detyrė tė rėndėsishme. Me tė marrė vesh se ku ishte Bai Lisi, Ēin Mugong vendosi njė ēmim tė lartė pėr tė kthyer Bai Lisin. Por njė funksionar tha: "Nė asnjė mėnyrė nuk duhet tė ofrojmė njė ēmim tė tillė tė lartė. kėshtu, shteti Ēu do ta kuptojė se Bai Lisi ėshtė njė person i rėndėsishėm, dhe nuk do tė na e japė." Pasi kėsaj kėshille, Ēin Mugong dėrgoi njė peson, i cili u nis pėr nė shtetin Ēu, duke marrė 5 copė lėkure dashi, me tė cilat do tė shkėmbente Bai Lisin.

I dėrguari i shtetit Ēin arriti nė shtetin Ēu dhe i tha mbretit Ēeng tė shtetit Ēu: "Ne patėm njė shėrbėtor me emrin Bai Lisi, por ai u arratis nė vendin tuaj. Ne duam ta kthejmė atė nė vendin tonė dhe ta dėnojmė rreptėsisht, si njė paralajmėrim pėr shėrbėtorėt e tjerė." Pastaj ai paraqiti 5 copat e lėkurėve tė dashit. Mbreti Ēeng kujtoi se Bai Lisi ishte njė skllav i kategorisė sė ulėt qė vlente vetėm sa 5 copė lėkura dashi,prandaj porositi ta kthenin atė nga zona Nanhai dhe t'ia jepnin tė dėrguarit tė shtetit Ēin.

Pasi Bai Lisi arriti nė shtetin Ēin, Ēin Mugong e ndieu veten shumė tė dėshpėruar pasi pa qė Bai Lisi ishte njė i moshuar. Ēin Mugong pyeti dhe mori vesh se Ba Lisi ishte 70 vjeē, pastaj psherėtiu dhe tha: "Gjynah se ėshtė tepėr i vjetėr." Bai Lisi e justifikoi veten duke thėnė: "Po tė mė dėrgoni pėr tė kapur njė egėrsirė, unė jam me tė vėrtetė tepėr i vjetėr. Por, po tė kėrkoni nga unė disa kėshilla pėr tė mirėn e vendit tuaj, unė jam tamam nė moshėn e duhur." Ēin Mugong u bind dhe ngarkoi Bai Lisin me detyra tė rėndėsishme, bile, mė vonė ai u bė edhe kryeministėr dhe dha kontribut tė madh pėr zhvillimin e shtetit Ēin.