v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2004-08-05 21:17:12    
Alarm me anėn e tymit, shaka me principatat

cri
Mbreti i fundit i dinastisė Zhou Perėndimor nė historinė kineze ishte mbreti You, i cili ishte njė monark mediokėr dhe ishte i dhėnė pas femrave. Meqenėse e donte shumė konkubinėn e tij Bao Si, ai shfronėsoj mbretėreshėn Gjang dhe princin trashėgimtar, duke graduar Bao Sinė si mbretėreshė dhe djalin e saj si princ trashėgimtar. Por kjo gjė inatosi Shen Houn, monark i shtetit Shen dhe babai i mbretėreshės Gjang. Ai pajtoi me parį ushtrinė mercenare tė fisit Quanrong dhe u bė gati tė sulmonte mbretin You.

Konkubina Bao Si, qė ishte njė bukuroshe e rrallė, nuk qeshte asnjėherė, bile nuk qeshte as pasi u bė mbretėreshė. Prandaj mbreti You filloi tė dyshonte se mos ajo nuk dinte tė qeshte qė nga lindja. Kėshtu qė ai vendosi tė bėnte njė shaka me tė, pėr tė provuar nėse ajo dinte tė qeshte apo jo.

Mbreti You dha urdhri qė nė tė gjitha kėshtjellat e mbarė vendit tė jepej alarm me anėn e tymit si njoftim drejtuar principatave. Pėr njė kohė, nė tė katėr anėt u ngrit tymi dhe krerėt e principatave kujtuan se mos mbreti kishte hasur ndonjė tė papritur dhe erdhėn menjėherė nė krye tė trupave ushtarake pėr tė mbrojtur mbretin. Kur erdhėn ata, mbreti You u tha: "Kthehuni tė gjithė. Kėtu nuk ka ndodhur asgjė dhe ėshtė qetė. Unė bėra njė shaka me ju." Duke parė fytyrat e shtrembėruara dhe tė dėshpėruara tė atyre njerėzve, Bao Si nuk pėrmbajti veten dhe qeshi me zė, pas asaj qeshi i kėnaqur edhe mbreti You.

Ata njerėz ikėn, mė vonė trupat mercenare tė fisit Quanrong sulmuan. Mbreti You, i cili po argėtohej nė vilėn e llixhave rrėzė malit Lishan, dha urdhri qė tė jepej alarm me anėn e tymit si sinjal drejtuar principatave, por krerėt e principatave kujtuan se mbreti papėrsėritje shakanė e tij, prandaj nuk e pėrfillėn. Trupat mercenare tė fisit Quanrong nuk hasėn asnjė rezistencė dhe arritėn me lehtėsi rrėzė malit Lishan, ku vranė mbretin You dhe morėn bukuroshen Bao Si, me fundin e tyre, u pėrmbys dinastia Zhou Perėndimor. Ky ėshtė njė tregim i vėrtetė historik. Ngjarja ndodhi nė vitin 771 para erės sė re.