v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2004-08-02 21:17:04    
Shao Kang restauroi shtetin

cri
 Koha, kur jetoi heroi i sistemimit tė ujėrave Da Yu, pėr tė cilin kemi folur nė emisionet e mėparshme, ende ishte koha e rendit shoqėror tė komunės primitive, por pas vdekjes sė tij rendi shoqėror ndryshoi menjėherė. Nė vitin 2070 para erės sė re, biri i tij, qė quhej Ēi, themeloi dinastinė Sia, qė ishte dinastia e parė e rendit skllavopronar nė historinė kineze.

Mbreti Siang, qė ishte mbreti i brezit tė 5-tė i dinastisė Sia, u vra nga njė burrė me emrin Han Zhuo, i cili rrėmbeu fronin e mbretit. Atėherė mbretėresha, qė ishte shtatzėnė, mėrgoi nė shtėpinė e prindėrve tė saj dhe mė vonė lindi njė djalė, qė mori emrin Shao Kang. Ai u rrit nė familjen e gjyshit tė tij nga nėna dhe u edukua me ndjenjėn pėr tė marrė hak. Nė moshėn 20 vjeēare ai filloi punėn pėr administrimin e blegtorisė tek gjyshi i tij nga nėna. Sa herė qė i jepej rasti, ai stėrvitej pėr tė pėrvetėsuar aftėsinė e komandimit nė luftė.

Han Zhuo zbuloi mė nė fund veprimtarinė e Shao Kangut dhe dėrgoi njerėz pėr tė kapur atė. Prandaj Shao Kang u detyrua tė mėrgojė nė njė zonė tjetėr me emrin Du. Ai jetoi atje shumė vjet, punoi si funksionar zyrtar pėr administrimin e kuzhinės dhe gjatė punės shpiku teknikėn pėr tė bėrė raki. Meqenėse ajo zonė quhej Du, banorėt e atjeshėm e quanin Shao Kangun edhe si "Du Kang". Prandaj, kinezėt e kohėve tė lashta e quanin rakinė si "Du Kang".

Rasti i hakmarrjes erdhi mė nė fund. Shao Kang bashkoi popullin rreth vetes dhe filloi luftėn pėr tė ndėshkuar Han Zhuonė, qė ishte armiku i tij mė i urryer. Han Zhuo nuk pėrkrahej asnjėherė nga populli dhe nė njė moment ,kur qyteti u rrethua, komandantėt dhe ushtarėt e tij u dorėzuan pa bėrė aspak rezistencė, kurse vetė Han Zhuo u vra nga ushtarėt e tij. Shao Kang u kthye nė kryeqytet nė mes brohoritjesh dhe filloi punėn pėr rimėkėmbjen e vendit.