v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2004-07-15 16:35:55    
Pudongu, njė sukses i Kinės

cri

Lumi Huanpu nė Shangai ėshtė njėsoj siē ka qenė edhe nė tė kaluarėn, kurse zona e re Pudong nė bregun lindor tė kėtij lumė ėshtė bėrė njė zonė e bukur me njė pamje mahnitėse. Mė 18 prill tė vitit 1990, filloi zyrtarisht ndėrtimi i zonės Pudong. Gjatė 12 vjetėve tė shkuar, kjo zonė ka kaluar nėpėr njė rrugė mė se 100 vjeēare tė vendeve tė zhvilluara perėndimore, dhe nėpėr njė rrugė 30 vjeēare tė vendeve tė reja tė industrializuara. Zona Pudong, ėshtė bėrė njė miniatura e ndėrtimit tė modernizimeve tė Shangait dhe njė simbol i reformės dhe i hapjes sė Kinės.

Njė zonė e re qytetare e hapur, me funksione tė shumta dhe moderne po lind nė sytė e njerėzve, ndryshimet kaq tė mėdha e mahnitėn botėn, kasollet fshatare dhe kabinat e ulta tė punėtorėve u shėndruan nė godina tė larta e vigante, rrugicat me balte u shndėrruan nė rrugė tė gjėra automobilistike...... Nė bazė tė porosisė sė projektuesit tė pėrgjithshėm tė reformės dhe hapjes tė Kinės, Ten Siao Ping: "Ta ndėrtojmė me kohė zonėn Pudong, tė mos lėkundemi deri sa tė realizohet ndėrtimi i kėsaj zone", gjatė ndėrtimit intensiv dhe me shpejtėsi tė madhe, nė zonėn Pudong u realizua zhvillimi proporcional, i ekonomisė dhe shoqėrisė, i pamjes dhe ekologjisė, i ndėrtimit dhe i administrimit, dhe u vlersua lart brenda e jashtė vendit, nė konferencėn e APEKUT.

Gjatė 12 vjetėve, duke bėrė me guxim krijime tė reja, nė zonėn Pudong janė krijuar pamje tė mahnitshme njėra pas tjetrės.

Duke ndjekur kursin strategjik: "ndėrtimi i zonės Pudong, zhvillimi i qytetit Shangait, shėrbimi i mbarė vendit dhe drejtimi i syve nga e gjithė bota", me anėn e shfrytėzimit tė burimeve tė brendshme dhe tė jashtme dhe qarkullimit dypalėsh tė tregjeve tė brendshėm dhe tė jashtėm, nė Pudong u realizuan ndėrtime tė nivelit tė lartė dhe zhvillime tė jashtėzakonshme.

Sipėrfaqja e zonės Pudong pėrbėn 1/12 e sipėrfaqjes sė pėrgjithshme tė qytetit Shangai, dhe numri i popullsisė pėrbėn 1/10 e popullsisė sė Shangait.

Rritja mesatare vjetore tė prodhimit tė pėrgjithshėm tė Pudongut arriti 20% dhe vitin e kaluar, vlera e prodhimit tė pėrgjithshėm arriti nė 108 miliardė e 200 milionė juanė, pra 19 herė mė shumė se ajo e vitit 1990, qė ishte viti e fillimit tė ndėrtimit tė kėsaj zone.

Ndėrtimi dhe zhvillimi i zonės Pudong ka nxitur edhe zhvillimin e zonave nė tė dy brigjet e lumit Jance me 300 milionė popullsi dhe me njė sipėrfaqje prej 1 milionė e 800 mijė kilometrash katėrore. Tani nė zonėn Pudong, komitetet dhe ministrat e qėndrės, dhe provincat e qytet kanė investuar mė se 6 mijė e 300 objekte me fonde tė regjistruara prej 32 miliardė juanėsh. Nė zonėn Pudong janė vendosur selite e pėrgjithshme tė mė se 30 firmave dhe blloqeve tė mėdha dhe mė se 200 shoqeri tė investimeve ose tė administrimit tė investimeve.

Zona Pudong po krijon me pėrpjekje njė mjedis tė mirė tė investimeve, tė ligjeve dhe tė jetės. Deri tani, Pudongu ka tėrhequr 8 mijė objekte tė investuara nga 78 vende e rajone tė botės dhe vėllimi i pėrgjithshėm i investimeve arriti nė 40 miliardė dollarė amerikanė, ndėr ta, mė se 200 objekte janė investuar nga mė se 100 firma ndėr 500 firmat mė tė forta nė botė, 28 firma shumėkombėshe e kanė vendosur selinė e tyre tė pėrgjithshme rajonale nė Pudong.

Gjatė 12 vjetėve, kapitali fiks i gjithė shoqėrisė sė Pudongut arriti nė mė se 360 miliardė juanė. Nė kėtė zonė janė ndėrtua edhe njė numėr "lagjesh ndėrkombėtare", ku banojnė mijėra familje tė huaja.

Pas hyrjes sė Kinės nė OBT, si kreu i zonave ekonomike tė rrjedhės sė lumit Jance dhe si dritare e reformės dhe hapjes sė Kinės, zona Pudong u vu edhe njė herė nė paravijėn e konkurrencės ndėrkombėtare. Ajo do tė zhvillojė kryesisht shėrbimet moderne me sigurimet monetare nė qėndėr, si dhe industrinė e teknologjisė sė lartė dhe tė re, tė pėrfaqėsuar nga industria mikroelektronike, e softeve dhe industria farmaceubiologjike.

Qyteti i Shangait po fillon zbatimin e planit tė zhvillimit kompleks nė pėrpjesėtime tė mėdha nė tė dy brigjet e lumit Huanpu.

Specialistėt janė tė mendimit se zhvillimi i ri zonės Pudong ėshtė njė shans historik. Kryeadministratori i zonės sė re Pudong, Hu Vei tha se nga 22.6 kilometra katėrore nė tė dy brigjet e lumit Huanpu, 60% e tyre janė nė Pudong.

Nė tė ardhmen, duke shfrytėzuar rastin e hyrjes sė Kinės nė OBT, tė zhvillimit kompleks tė tė dy brigjeve tė lumit Huanpu dhe tė kėrkesės sė Shangait pėr organizimin e panairit botėror, zona Pudong do tė forcojė mė tej aftėsinė e konkurrencės komplekse.