v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2004-05-03 15:23:29    
Ndikimet e filmave artistike shqiptare nė Kine

cri
Ne fund te vitit te kaluar, ne televizionin e Shqiperise ishin bere diskutime per rishfaqjen e filmave te vjeter shqiptare. Sic tha arsimtari pensionist shqiptar Shehap Braja e njerezit po diskutojne. " Ne se duhen dhene filmat qe kane qene apo jo. Eshte ne diskutim ne tere aspektet. Natyrisht cdo film ka kohen, ka politiken brenda. Shumicen e filmave, brezat e moshuar i kane pare, A duhet t'i shohin keto filma rinia, dikush thote duhen, disa thone s'duhen ". Duke diskutuar rreth kesaj teme, shqiptaret ndoshta nuk dine se disa filma shqiptare te xhiruar ne vitet 60 dhe 70 kishin ushtruar nje ndikim te madh ne gjirin e spektatoreve kineze, sidomos te femijeve te asaj kohe. Bashkepunetori i akademise se artit te Kines Zhu En Bo tha: " Gjate atyre viteve te veshtira te krizes se madhe, ne kemi pare vetem nje sere filmash te bukur shqiptare p.sh "Ngadhnjim mbi vdekjen ", " Njesite guerril ", " Dimri i fundit ", " Pritja ", " Horizonte te hapura " ," Rruga te bardha" dhe te tjere. Keto filma u kane lene spektatoreve te asaj kohe kujtime shume te bukura dhe te paharueshme. Shkrimtarja e njohur kineze Tie Ning ne dy romanet e saj permend filmin shqiptar " Ngadhnjim mbi vdekjen ", bile ne nje roman te saj, personazhja kryesore perfytyronte te behej nje heroine e guximshme si ajo e rolit kryesor ne filmin shqiptar " ngadhnjim mbi vdekjen " Mira, qe nuk perkulej perpara fashisteve italiane. Parrulla e ketij filmi "vdekje fashizmit - liri popullit" qe bere fjale klasike e asaj kohe dhe ishte shume e perdorur nga kinezet. Shkrimtari kinez i novelave Lv You An duke kujtuar kohen e femijerise tha se filmat e bukur shqiptare sic jane " Ngadhnjim mbi vdekjen ", " Njesiti Guerril " etj jane bere shenimet e nje faze te jetes se njeriut kinez . Regjisori dhe artisti i njohur kinez Gjan Ven qe ka fituar shume here cmime ne festivalet nderkombetare kinematografike ka mendur me se nje here per filmin shqiptar bardhe e zi " Ngadhnjim mbi vdekjen ", duke e quajtur ate si nje film shume te bukur romantik bardhe e zi. Nen ndikimin e ketij filmi, edhe ai xhiroi nje film bardhe e zi ku denoncohen veprimet kriminale te pushtuesve japoneze ne Kine. Edhe regjizori i njohur kinez Zhao Bao Gang qe ka drejtuar shume filma te preferuar televizive ka thene se komedite u japin spektatoreve nje kenaqesi psikologjike, por nuk u lene pershtypje te thella, kurse tragjedite u japin njerezve pershtypje te paharrueshme. E kam pare filmin shqiptar ' Ngadhnjim mbi vdekjen ' ne kohen kur isha nxenes i shkolles se mesme, aspekti i daljes se asaj vajze heroike ne vendin e ekzekutimit m'u ka rrenjosur thelle ne mendje dhe edhe tani ndjej nje dhimbje te madhe duke kujtuar ate fragment. Koleksionisti i reklamave filmore Fen Gjen Zhong e ka filluar koleksionin e reklamave filmore qysh ne vitin l969 kur ishte l0 vjec, reklama e pare qe mblodhi ishte reklama e filmit shqiptar " Ngadhnjim mbi vdekjen " te hequr nga muri i nje kinemaje. Jo vetem personat e njohur kineze kane folur shume per filmat artistike shqiptare , por edhe banore te thjeshte kineze kane treguar nje intersim te madh per filmat shqitare. Lidhur me kete ambasadori i Shqiperise ne Kine Kujtim Xhani tha : ? 4?? " Gjate kohes qe kam qene ne Pekin, kam vene re se qofte edhe njerez te thjeshte jane shume te interesuar per filmat shqiptare dhe ky interesim nga kerkesa qe ka kompani te ndryshme te filmit ne Kine . Kane pasur kerkesa per rishfaqjen e ketyre filmave, Besoj se nga muaji tjeter nga Shqiperia mund te marrim pergjigje pozitive per shfaqjen e ketyre filmave, ne menyre qe te merret leje per shfaqjen e ketyre filmave, Po besoj se do te vije miratimi pozitiv per shfaqjen e filmave te kaluara dhe filmave te rinj te prodhuar vitet e fundit. " Ai tha gjithashtu se " Gjate takimit me njerezit, ata i dine edhe vargjet e kenges dhe marrin melodine e filmave shqiptare. " Me te vertete, spektatoret kineze kane deshire te shohin filmat e reja shqiptare dhe kane marre vesh se vitet e fundit filmat artistike shqiptare ka arritur rezultate te reja sic tha ambasadori i Shqiperise ne Kine Kujtim Xhani. " Tani edhe filmat shqiptare konkurojne ne shume festivale te ndryshme nderkombetare." Vitet e fundit, filmi artistik shqiptar " Parrulla " qe pershkruante jeten e shqiptareve ne nje periudhe te kaluar , fitoi 4 cmime te medha ne festivalin e 14-te kinematografik te Tokios, nje nga festivalet me te rendesihme kinematografike ne bote. Spektatoret kineze gezohen shume per sukseset e kinematografise shqiptare dhe kane marre vesh se keto vitet kane dale edhe filmat qe pershkruajne jeten aktuale te shqiptareve sic tha arsimtari veteran Shehap Braja:"Filma te tjera qe tregon ikjen e shqiptareve, me te vertete nje realitet, nuk eshte kaq i zmadhuar. Shqiptaret kane deshire per te ikur jashte, nuk do te thote nuk e duan Shqiperine, vendin." Sic mesohet Shqiperia do te nxjerre ne bashkepunimin me Italine filmin e ri shqiptar " Puthja e fundit ". Spektatoret kineze urojne Shqiperine te arrije suksese me te reja ne fushen e kinematografise , deshirojne te shohin filmat e reja te bukura artistike shqiptare dhe jane te bindur se do te shohin nje dite filmat e bukura artistike shqiptare.(zhai)