|
22 Janari i kėtij viti ishte Festa e Pranverės-dita mė madhėshtore tradicionale e Kinės. Njė muaj para dhe pas Festės sė Pranverės ėshtė periudha mė e dendur e konsumit tė kinezėve. Vėllimi i konsumit tė kinezėve gjatė kėsaj feste ka zėnė 30% tė konsumit vjetor tė tyre. Prandaj, vėllimi i konsumit tė madh ka tėrhequr vėmendjen e tregtarėve tė vendit dhe tė huaj. Krahas shtimit tė dyqaneve tė shitjes me pakicė dhe restoranteve tė huaja nė Kinė, tregtarėt e huaj kanė njohur shumė shpejt edhe gjendjen e tregut kinez dhe kanė marrė pjesė nė konkurencėn e tregut kinez gjatė Festės sė Pranverės.
Drejtori i pėrgjithshėm i Degės sė Pekinit tė Vol Martit nė Kinė z. Sy Zun i tha gazetarit se pėr tė pėrgatitur shitjen e madhe gjatė kėsaj feste, Vol Marti ka krijuar posaēėrisht njė grup tė
blerjes. Qysh nga nėntori i vitit 2003, ai filloi importimin e mallrave tė mira nga rajonet e ndryshme tė botės. Gjatė Festės sė Pranverės, konsumatorėt qė kanė ardhur nė dyqanet e posaēme tė Vol Martit pėr blerjen e mallrave, u shtuan nė mėnyrė tė dukshme nė krahasim me ditėt e zakonshme. Parashikohet se ky hov i konsumit do tė zgjatė deri nė mes tė shkurtit tė kėtij viti.
Kjo medotė e Vol Martit u prit mirė nga banorėt e Pekinit. Zonjusha Li, qė sapo kishte bėrė blerjet, i tha gazetarit se kėtu ka njė atmosferė shumė tė mirė tė Festės sė Pranverės dhe po kėshtu ndodh edhe nė dyqanet kineze. Pėrveē kėtyre, ēmimet e mallrave tė kėtushme janė tė ulta.
Si blloku mė i madh nė botė, dyqanet e Vol Martit nė Pekin jo vetėm kanė mallrat me karakteristika kineze, por edhe mallra tė larmishme tė rajoneve tė ndryshme tė botės.
Tregtorja Ikea e mobiljeve tė Suedisė u krijua para disa vjetėve nė Kinė. Kjo tregtore i di mirė zakonet e kinezėve gjatė Festės
Sė Pranverės, prandaj, ai ka bėrė disa zbukurime para kėsaj feste pėr tė tėrhequr konsumatorėt. Njė punonjės i kėtij dyqani i tha gazetarit se kėto zbukurume kanė shtuar atmosferėn e festės dhe kanė qėllim tė shtojnė njė vend blerjeje pėr banorėt e Pekinit gjatė kėsaj feste. Gjatė festės, tregtorja Ikea ka njė temė kryesore qė ėshtė " kalimi me gėzim i Festės sė Pranverės."
Gazetari pa nga afėr se kjo tregtore jo vetėm ka bėrė zbukurime pėr tė paraqitur njė atmosferė feste, por edhe ka shtuar shumė mallra tė domosdoshme sipas kėrkesave tė konsumatorėve. Tani, nė shumė qytete tė Kinės ka tregtore tė shitjes me pakicė tė Kerfurit tė Francės. Gjatė Festės sė Pranverės, tregtorja e Kerfurit qė ndohet nė Shangai-qyteti mė i madh industrial dhe tregtar nė Kinė, ėshtė zbukuruar me karakteristika tė veēanta. Drejtorja e Pėrgjithshme e Degės sė Shangait pranė Kerfurit zj.
Xhan Li Sia i tha gazetarit se Pėr tė pritur festėn tradicionale tė Kinės dhe pėr tė plotėsuar kėrkesat e konsumatorėve , Kerfuri ynė ka bėrė disa zbukurime brenda dhe jashtė tregtores. Jo vetėm tregtarėt e huaj tė shitjes sė mallrave me pakicė kanė marrė masa tė tilla gjatė festės pėr tėrheqjen e konsumatorėve kinezė, por edhe shumė pronarė tė restoranteve tė huaja si KFC, Mcdonald"s, Piza Hut etj kanė shtuar vėllimin e shitjes sė tyre gjatė Festės sė Pranverės.
Me tė vėrtetė, medotat e veēanta tė tregtarėve tė huaj nė Kinė jo vetėm kanė treguar gjatė festės, aftėsitė e tyre por edhe janė pėrzier me strategjinė e administrimit vendės. Zj. Xhan Li Sia tha se Kerfuri ėshtė njė ndėrmarrje e administrimit vendės me investime tė huaja. Ai ka kombinuar zakonet kulturore vendėse nė organizimin dhe furnizimin me mallra pėrkatėse, pėrshembull kur nė Kinė ėshtė Festa e Pranverės, Festa e Hėnės etj. Kerfuri furnizohet me mallra dhe ushqime tipike pėr tė plotėsuar kėrkesat e tregut.
Siē mėsohet, tė gjithė tregtarėt e huaj qė bėjnė biznes nė Kinė, kanė marrė shumė masa nė pėrputhje me kėrkesa tė tregut kinez. Bile, edhe format e administrimit tė tyre janė kombinuar, nė pėrgjithėsi, me karakteristikat e administrimit kineze.
Personalitetet pėrkatėse janė tė mendimit se format e administrimit tė tregtarėve tė huaj nė Kinė jo vetėm duhet tė pėrputhen me kėrkesat reale tė konsumatorėve kinezė por edhe janė zgjidhja e vetme e domosdoshme pėr ekzistencėn dhe zhvillimin e tyre nė Kinė. (Sihai)
|