"> Guri jade, misteri i gjelbër i Kinës<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Guri jade, misteri i gjelbër i Kinës
  2016-04-14 17:50:27

Jade mund të konsiderohet pa frikë si "guri i çmuar " i Kinës. Gurë jade me një moshë 4 mijë vjeçare të zbuluar në provincën Hubei të Kinës, po hedhin një dritë të re në zbulimet që lidhen me industrinë e lashtë të tyre në Kinë, raportohet në China Daily.

Disa nga objektet prej jadeje simbolizojnë figura njerëzish, disa të tjera kafshësh, por besohet se të gjitha simbolizojnë shpirtrat, ndoshta të paraardhësve. Gurët jade që simbolizojnë kafshë të ndryshme në disa raste paraqesin figura mitologjike, kur njerëzisht gjerësisht besonin ekzistencën e shpirtrave mbinjerëzorë, me anë të të cilëve kryhej komunikimi mes Tokës dhe Qiellit.

Objektet e zbuluara nëntorin e kaluar në Kinën Qendrore po hedhin dritë mbi të reja arkeologjike. Ekspertë nga pjesa kontinentale e Kinës dhe Tajvani kanë të mendimit se zbulimi i objekteve prej guri të çmuar jade lidhet me kulturën e jades në dinastinë Shang, që ka sunduar në shekujt 16-të deri në shekullin e 11-të p.e.s, që supozohet se është trashëguar dhe ndikuar nga kultura neolitike e jades në krahinat buzë Lumit Yangtze.

Më pare në këtë zone janë zbuluar gurë jade të llojit Shijiahe , të cilat kanë një dizajn të thjeshtë. Ndërsa të 240 objektet prej jadeje të zbulkuara nëntorin e kaluar përfaqësojnë nivelin më të lartë të artit të përpunimit të gurit jade në Kinë, madje dhe në Azinë Lindore, sipas Fang Qin, drejtor i Institutit të Kërkimeve Arkeologjike të provincës Hubei. Zoti Fang, njëherësh kurator i Muzeut të provincës Hubei thotë se objektet e zbuluara së fundmi janë më fine se sa ato të zbuluara më pare. Ai thotë se figurat prej jadeje janë të plota, ndërsa në të kaluarën ato ishin të pjesshme.

Të 240 reliktet prej jadeje me një moshë 4 mijë vjeçare u zbuluan në kontenë Tianmen të provincës Hubei. Gërmimet e mëparëshme arkeologjike janë përqëndruar në ato të i përkasin Kulturës së vonë Shijiahe (2,500 BC-2,000 BC) që përkon me periudhën e vonë Neolitike e cila u pasua nga Kultura Qujialing (3,400 BC-2,600 BC) dhe janë gjetur pothuajse në të njejtën zone.

Ndër objektet prej jadeje vërehen dy zogj përballë njeri-tjetrit, apo një figure tjetër me dy kokë si dhe të tjera mjaft interesante për kërkuesin e Muzeut Aurora të Shangait Wu Tarng-hae.

Wu, një ekspert prestigjioz i artit të lashtë kinez, i specializuar në kërkimet për gurin e çmuar jade thotë se këto objekte qartësisht i përkasin Kulturës Shijiahe dhe e veçanta e tyre qëndron në faktin se punimi në relief është i ngjashëm me atë 3dimensional dhe sipërfaqja e jades mund të shihet në disa kënde.

Tradita kineze e jades karakterizohet nga shumë risi në kultura dhe dinasti të ndryshme të saj. Përgjatë historisë së gjatë të Kinës në mesin e periudhës neolitike afro 7 mijë vjet më pare, popullsia e zones verilindore të vendit kishte një traditë të njohur për gurët e çmuar dhe përpunimin e tyre. Ndërsa 4 mijë vjet më pare u krijua Kultura Hongshan në verilindje, Kultura Liangzhu në lindje dhe Kultura Longshan (Shandongu i sotëm), si dhe Kultura Qijia në veriperëndim të Kinës.

Sipas ekspertit Ding Zhe, kryetar i Shoqatës së Jades së Lashtë me seli në Pekin, prodhimi dhe përpunimi i gurit të çmuar jade në dinastinë Shang u ndikua mjaft nga kultura Shijiahe. Ai shton se Shijiahe mbetet origjina më e rëndësishme e jades kineze. (Eda Merepeza)