Ekonomia amerikane përfiton nga rritja e investimeve kineze
  2016-04-14 11:54:50

Investimet e drejtpërdrejta kineze në SHBA këtë vit pritet të shënojnë një rekord të ri, duke ndikuar në forcimin e eksporteve dhe krijimin e më shumë vendeve të punës për amerikanët. Lajmi është bërë i ditur nga një raport i organizatës jofitimprurëse amerikane Komiteti Kombëtar i Marrëdhënieve SHBA-Kinë dhe Grupi Rhodium.

Sipas raportit, investimet kineze në SHBA këtë vit mund të arrijnë në 30 miliard dollarë, duke dyfishuar rekordin prej 15 miliard dollarësh, të vitit të kaluar. Theksohet gjithashtu se në fund të vitit 2015 mbi 1900 degë të kompanive kineze, që veprojnë në SHBA kanë punësuar 90 mijë amerikanë. Raporti nënvizon se rritja e investimeve kineze forcon lidhjet midis komuniteteve të SHBA-së dhe tregut kinez. (Eda Merepeza)