"> Ndizet rrjeti më i madh lundrues i paneleve diellore<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Ndizet rrjeti më i madh lundrues i paneleve diellore
  2016-04-13 17:12:57

Paneli diellor lundrues, më i madhi në Europë, është vendosur në punë. Ai është ndërtuar mbi një rezervuar uji me synimin për të reduktuar koston e energjisë së kompanisë së shpërndarjes së ujit.

Ferma gjigante e paneleve diellore është ndërtuar mbi një rezervuar në perëndim të Londrës. Ajo po përdoret nga kompania më e madhe e ujit në Mbretërinë e Bashkuar, Thames Water.

Rrjeti i gjerë i paneleve diellore, i ashtuquajtur fermë, redukton lëshimin e karbonit nga kompania, por njëherësh redukton dhe shpenzimet për energjinë elektrike.

Kompanitë e ujit janë një nga përdoruesit më të mëdhenj të energjisë, pasi ato vazhdimisht duhet të pompojë sasi të mëdha uji nëpër kanalizime dhe rrjetet e trajtimit dhe më pas në sistem për t'i furnizuar familjet me ujë të pijshëm.

Sipas Thames Water, kompania që po e shfrytëzon fermën e paneleve diellore, ky është rrjeti më i madh i këtij lloji në Europë.

Rezervuari është shumë i thellë deri në 18 metra. Por pavarësisht përmasave të tij ai arrin të reduktojë energjinë e marrë nga rrjeti me vetëm 10 apo 20 për qind.

Angus Berry është menaxheri i kompanisë i Thames Water.

"Kërkesa jonë për energji është rreth njëqind milionë paund, në mënyrë që të garantojmë furnizimin me ujë dhe të grumbullohen ujërat e zeza. Kjo përbën një kosto të konsiderueshme dhe element bazë për caktimin e çmimit të shërbimeve për klientët tanë."

Deri tani panelet diellore mbulojnë vetëm 10 për qind të sipërfaqes ujore. Në fillim u mendua për ta bërë shumë më të madh, por më pas u morën në konsideratë disa faktorë kufizues.

Për të ndërtuar një fermë më të madhe diellore do të kushtonte shumë më shumë. Nga ana tjetër, kompania ndërtuese nuk kishte shumë kohë pasi afati i aplikimeve për subvencionimin e projektit nga qeveria britanike skadonte. Ndaj fermra e paneleve diellore do të kushtonte shumë më shumë.

Gjithashtu një projekt më i madh do të kërkonte më shumë lidhje infrastrukturore për të mbajtur kabllot dhe mirëmbajtur panelet.

Nick Boyle është drejtori ekzekutiv i kompanisë Lightsource që e ndërtoi fermën e paneleve diellore.

"Plani fillestar ishte për të ndërtuar një rrjet më të madh panelesh diellore, por një nga faktorët kufizues ishte dhe kapaciteti i sistemit të transmetimit të energjisë elektrike. Nga perspektiva jonë sa më i madh rrjeti i paneleve diellore aq më mirë për prodhimin e energjisë dhe gjithashtu për rrjetet e tjera të cilat do t'i ndërtojmë nëpër, disa prej të cilave janë më të mëdha për shkak të infrastrukturës ekzistuese dhe kapacitetit më të madh."

Mbi ujë notojnë mbi 23 mijë panele diellore. Ato prodhojnë maksimalisht 6.3 megavat dhe 5.8 milionë kilovat orë gjatë vitit të parë. Kjo sasi është e mjaftueshme për të furnizuar 1800 shtëpi.

"Problemi me panelet diellore është tek fakti se ato nuk gjenerojnë energji në mënyrë konstante, por vetëm ditën kur del dielli. Ujësjellësi ynë nuk punon vetëm ditën, por na duhet të pompojmë ujë edhe natën, ndaj asnjëherë nuk mund të merret e gjithë sasia e nevojshme nga panelet diellore. Ndaj qëllimi i strategjisë së përgjithshme është për të gjeneruar energji nga disa burime për të plotësuar kërkesën."

Por ndërsa kompania e ujësjellësit ka në pronësi rezervuarin dhe tokat përreth, ata nuk kanë në pronësi rrjetin e panelit diellor.

Kompania Lightsource e ndërtoi rrjetin e paneleve diellore për 6.5 milionë paund dhe gjithashtu është përgjegjëse për mirëmbajtjen e tij për 25 vitet e ardhshëm.

Kompania thotë se do të duhet pak punë për mirëmbajtjen e tyre pasi rrjeti i paneleve është vendosur mbi ujë ku temperatura është më e ulët.

"Panelet në vetvete nuk kërkojnë ndonjë mirëmbajtje të madhe, ne i kemi vendosur ato mbi ujë. Pavarësisht kësaj ne do të jemi këtu për të vëzhguar mbarëvajtjen e punës për 25 vjet rresh. Një problem tjetër se si të garantohet efikasitet më i madh i transmetimit të energjisë elektrike. Panelet diellore dhe kabllot punojnë më mirë kur temperatura është më e ulët, ndaj një avantazh është vendosja e tyre mbi ujë, kështu që si panelet ashtu dhe kabllot do të punojnë në mënyrë më efikase dhe prodhojnë më shumë energji sesa po të vendoseshin në një fushë."

Kompania Thames thotë se ujësjellësit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar përdorin afërsisht dy për qind të prodhimit të përgjithshëm të energjisë elektrike për të plotësuar nevojat e vendit.

Rritja e energjisë së prodhuar nuk përftohet vetëm nga përdorimi i paneleve diellore, sepse ato vetëm sa e prodhojnë energjinë dhe nuk mund ta konservojnë atë. Prandaj së bashku me panelet diellore duhet të instalohen dhe bateri për të konservuar energjinë e tepërt dhe për ta përdorur atë në kohët e pikut.

Kjo do të thotë se kompanitë e ujësjellësve, siç është dhe Thames Water duhet të fillojnë të përdorin energjinë e përtërishtme për të ulur kostot.

"Ne e dimë se kur del dielli dhe kur perëndon ai, por duhen gjetur mënyra se si ta konservojmë energjinë dhe ta përdorim atë në periudha piku, atëherë kur kërkesa më e lartë dhe bateritë janë shumë të përshtatshme për këtë punë. Ka disa lloje baterish për të konservuar energjinë e prodhuar të cilat mund të përshtaten në mënyrë perfekte me panelet diellore. Vitet e fundit, janë ulur shumë dhe çmimet e baterive dhe kjo është një përparësi."

Marrëveshja e gjatë 25 vjeçare do të thotë se kompani si Lightsource mund të shmangin luhatjet e tregut dhe çmimet të mbeten në nivele të qëndrueshme.

"Kjo ndodh për shkak të ekonomisë dhe sigurisht ne do të përpiqemi për të punuar me njerëzit për ta bërë këtë projekt me leverdi ekonomike dhe tani nuk mund të flas për numrat. Por ne do t'i rishikojmë kostot dhe do t'ju qasemi risive për të ulur kostot tona dhe nëse fitimet do të jenë premtuese ne do të vazhdojmë me projekte të ngjashme."

E ardhmja e projekteve të energjisë së gjelbër është e paqartë, ashtu siç është dhe qielli mi rezervuar. (Leftion Peristeri)