Kina do të vazhdojë lëshimin e ujit në rrjedhën e Mekongut
  2016-04-13 11:32:32

Kina do të vazhdojë lëshimin e ujit në rrjedhën e Mekongut për të lehtësuar gjendjen e thatësirës që ka prekur vendet e tjera përgjatë këtij lumi.

Kryeministri i Kamboxhias, Hun Sen, tha të hënën se vendi i tij po përballej me një gjendje të rëndë thatësire dhe i bëri thirrje Kinës të vazhdojë lëshimin e më shumë uji në rrjedhën e Mekongut.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Lu Kang, përsëriti të martën gatishmërinë e Kinës për të ndihmuar.

"Duke marrë parasysh thatësirë e rëndë në rrjedhën e poshtme të lumit, Kina ka vendosur për të vazhduar lëshimin e ujit duke filluar nga 11 prilli deri në fund të periudhës së me pak ujë. Volumi i ujit që do të lëshohet do të rregullohet në bazë të gjendjes që do të paraqitet në rrjedhën e sipërme si dhe kërkesës së vendeve në nevojë."

Që nag fundi i vitit 2015, për shkak të efektit El Nino, vendet përgjatë rrjedhës së Lancang-Mekongut janë përballur me thatësirë të rëndë, duke ndikuar jetën dhe punën e njerëzve.

Lumi i Mekongut buron nga Kina dhe rrjedh nëpër Mianmar, Laos, Tajlandë, Kamboxhia dhe Vietnam. Në Kinë ai njihet si lumi Lancang. (Leftion Peristeri)