PE, "i dështuar" mekanizmi eklzistues për refugjatët 
  2016-04-13 11:32:32
Parlamenti Europian miratoi një rezolutë, përmes së cilës i kërkon Bashkimit Europian të zhvillojë reformat thelbësore për të përballuar krizën e refugjatëve që po përshkallëzohet dita ditës.

Sipas rezolutës, mekanizmi ekzistues është i dështuar pasi nuk merr në konsideratë presionin e madh për vendet anëtare që ekspozohen më shumë ndaj refugjatëve.

Parlamenti Europian i ka kërkuar BE-së të bëjë ndryshime që të ruajë ekuilbrat e brendshëm dhe të ndajë përgjegjësinë mes të gjitha vendeve anëtare.

Organi legjislativ europian theksoi se nga mbi 106 mijë refugjatë në Greqi dhe Itali, vetëm një pjesë e vogël u strehuan si duhet. Për këtë, BE-ja duhet të shpejtojë hartimin e një ligji që detyron vendet anëtare të përmbushin si duhet detyrimet. (Zhang Yan)