Kina thellon reformën e kujdesit shëndetësor
  2016-04-07 10:49:21

Kina do të thellojë këtë vit reformën në kujdesin shëndetësor për t'ju mundësuar më shumë njerëzve të përfitojnë.

Kryeministri Li Keqiang i diskutoi faktorët kryesorë të reformës gjatë mbledhjes së qeverisë të mërkurën.

Reforma përfshin zgjerimin e programit eksperimental për spitalet publike, nga 100 në 200, si dhe përmirësimin e sistemit të kompensimit, duke anuluar shtimin e çmimit të barnave në spitalet e skemës eksperimentale.

Sëmundjet e rënda do të mbulohen nga siguracioni shëndetësor brenda një viti.

Gjithashtu numri i mjekëve patologë që do të trajnohen do të shtohet me 70 mijë, ndërsa do të shtohen 5 mijë mjekë pediatër. (Leftion Peristeri)