"> Të moshuarit pekinas , vullnetarë në komunitet<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Të moshuarit pekinas , vullnetarë në komunitet
  2016-04-05 16:42:24

Të moshuarit pekinas, ndryshe nga moshatarët e tyre në qytete të tjera të vendit luajnë një rol të rëndësishëm si garantues vullnetarë të sigurisë në komunitetin ku jetojnë. Sa herë që në kryeqytet zhvillohet ndonjë veprimtari e rëndësishme, siç ishin kohët e fundit dy sesionet vjetore, takimet më të rëndësishme politike në vend, në rrugët e Pekinit të zë syri të moshuar me shirita të kuq në krah. Ata lëvizin në zonën ku jetojnë për të parë nëse ka ndonjë prishje të rendit, duke u bërë ndihmës të autoriteteve për parandalimin e incidenteve të mundshme.

Në fakt, të moshuarit pekinas nuk e kryejnë këtë veprimtari vullnetare vetëm në raste të ngjarjeve të mëdha kombëtare, por është tashmë një rutinë e tyre edhe në ditë të zakonshme.

Dy të moshuar vullnetarë janë dhe 82 vjeçari Luo Chongchao dhe 76 vjeçari Gao Zhihong të cilët çdo ditë me turne shohin nëse ndodh ndonjë incident në komunitetin ku banojnë. Duke vëzhguar çdo qoshe të qytetit, mijëra pensionistë kontribuojnë në garantimin e rendit dhe sigurisë në Pekin, ndonëse shumë prej tyre i përkasin moshës 60 madje dhe 70 vjeçare.

"Në këtë moshë, nuk mund të jemi mbrojtës të rendit por mund të raportojmë pranë këshillit të lagjes në raste incidentesh, më pas njoftohemi te policia" tregon zoti Luo. Të moshuarit punojnë katër orë në ditë, të ndara në dy orë paradite dhe dy pasdite. Sipas zotit Gao, kjo veprimtari është vullnetare por ka rëndësi të madhe për komunitetin ku jetojunë. "Po plakemi dhe kjo është e vetmja ndihmë që mund t'i jap komunitetit ", thotë Gao.

Përveç raportimit te policët, Gao dhe Luo mendojnë se shiriti i kuq që mbajnë në krahun e majtë mund të frikësojë elementet keqbërës. Si roje vullnetare të moshuarit ndihmojnë dhe kalimtarët të ndryshëm të respektimit të rregullave të trafikut, por dhe duke udhëzuar persona që kërkojnë ndonjë adresë.

"Pekini është shumë i madh dhe ata që vijnë nga jashtë, humbin lehtë këtu. Ndonëse misioni ynë është garantimi i rendit publik, ndjhem mirë kur ndihmoj dikë që ka humbur rrugën. Ndihem mjaft mirë kur në darkë nuk raportoj incidente, pasi kjo tregon se komuniteti është i qetë dhe i sigurtë ", tha z. Luo.

Njerëzit që vijnë nga jashtë Pekinit as nuk e kanë idenë se veprimet e tyre vëzhgohen nga "dy agjentë të regjur" si Luo dhe Gao. Ka patur raste kur vetë banorët e komunitetit ku jetojnë ta kenë parë me mosbesim punën e kryer nga dy pensionistët.

Në Xinjie të distriktit Chaoyang të Pekinit Verilindor, ka 100 patrullues vullnetarë si pensionistët Luo dhe Gao. Këta dy kolegë janë edhe pjesëtarë të Chaoyang Qunzhong(Vullnetarë në Chaoyang), një emërtesë për grupin e vullnetarëve që ndihmojnë në sigurinë e komunitetit.

Ka disa qytetarë që me humor thonë se Chaoyang Qunzhong ngjajnë me agjencitë e famshme të intelegjencës në botë, pasi vitet e fundit, bazuar në raportimet e tyre, policët arritën të arrestonin një grup që konsumonte drogë në banesë. Në shumë media u raportua se grupi vullnetar Chaoyang Qunzhong ofroi një ndihmë të madhe për operacionin policor.

Wang Ting, zv.drejtore e Zyrës së Komunitetit për rajonin Hu Jialou të distriktit Chaoyang vlerëson rolin e rëndësishëm të vullnetarëve për ruajtjen e rendit. Sipas saj, banorët ndihen më të sigurtë kur shohin në rrugë vullnetarë me "shirita të kuq në krahë". Si njohës të mirë të komunitetit ku banojnë këta vullnetarë në shumë raste janë një ndihmë e vyer për forcat e rendit.

"Vullnetarët nuk paguhen, por shpërblehen në fund të vitit me artikuj ushqimorë, si miell, oriz apo vaj. Por të gjithë vullnetarët janë shumë aktivë në kontributin e tyre dhe kjo traditë po trashëgohet tashmë brez pas brezi", tha znj. Wang.

Kjo traditë e ka fillesën e saj që nga vitet 50' të shekullit të kaluar. Gjatë zhvillimit të shoqërisë kineze, misioni i vullnetarëve ka pasur ndryshime, nga vëzhgimi i komunitetit deri në garantimin e sigurisë së qytetit dhe të banorëve.

Pas themellimit të Republikës Popullore të Kinës në vitin 1949, qeveria nisi krijimin e organizatave për vetëadministratim. Në vitin 1953, grupet vullnetare u formuan në mbarë vendin për të garantuar sigurinë e qytetyrëve. Atëkohë një numër i madh njerëzish u mobilizuan për të ndihmuar qeverinë dhe organet e rendit publik në goditjen e "tradhëtarëve të Kinës së Re", të keqbërësve dhe "kundërshtarëve të revolucionit". Përveç raportimit, vëzhgimit apo edukimit të njerëzve të sipërpërmendur, ata përgjigjeshin edhe për zgjidhjen e konflikteve familjare.

Por, përgjatë zhvillimit shoqëror qytetarët humbën simpatinë për vullnetarët pasi misioni i tyre nënkuptohej si kontroll i tepruar i jetës së çdo familjeje.

Në shekullin e ri misioni por dhe vlerësimi për vullnetarët ka pasur ndryshim. Sipas znj. Wang, ata fokusohen në probelemet e sigurisë së komunitetit, duke kontribuar në punën e policisë për ruajtjen e rendit dhe të qetësisë.

Tani, këta vullnetarë po japin një ndihmesë shoqërore pozitive dhe të pazëvendësueshme. Sipas një raporti, në vitin 2013, mbi 800 mijë vullnetarë "me shirit të kuq" u aktivizuan në Pekin. Ndërsa, në grupet në mbarë vendin, numri i vullnetarëve mund të arrijë deri në disa milionë.

Megjithëse këta individë nuk bëjnë bujë, shpesh ata janë personazhe të faqeve të para të mediave në raportimin e rasteve të përdorimit të drogës ose të prostitucionit, siç ishte një rast ku ishin implikuar artistë të njohur në distriktin Chaoyang. Veprimet e vullnetarëve u vlerësuan nga opinioni publik pekinas.

Ndaj veprimtarisë së vullnetarëve ka edhe kritika. Disa njerëz mendojnë se ky sistem nuk është i përshtatshëm në shoqërinë moderne sepse ndonjëherë, raportimi i tyre mund të përbëjë shkelje të privatësisë. Disa përdorues të internetit në sondazhe janë shprehur se nuk ndihen mirë kur vëzhgohen nga vullnetarët.

Lidhur me këto reagime , znj. Wang thotë se të rinjtë që duan të ruhet me çdo kusht privatësia, duhet të kuptojnë para së gjithash balancimin midis privatësisë individuale dhe sigurisë publike.

"Unë gjithmonë do ta vë sigurinë e rendit publik në vend të parë, sepse gjithnjë e më shumë njerëz po lëvizin në mbarë vendin tonë. Është shumë më e vështirë për të menaxhuar një shoqëri moderne me rreziqe në fushën e sigurisë kur në çdo vend dhe në çdo kohë mund të ndodhin incidente", shtoi znj. Wang.

Ndërsa, sipas disa ekspertëve, megjithëse ky sistem është shumë efektiv në ruajtjen e sigurisë publike, ai mund të konsiderohet më i përshtatshëm për vendet aziatike. Kjo për faktin se aziatikët ndryshhe nga perëndimorët kanë një frymë më të zhvilluar kolektivizmi dhe mobilizohen më lehtë për kryerjen e veprimtarive të tilla.