"> Strategji zhvillimi për Mjekësinë Tradicionale Kineze<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Strategji zhvillimi për Mjekësinë Tradicionale Kineze
  2016-04-05 16:42:24

Shërbimet bazë të mjekësisë tradicionale kineze (TMC) deri në vitin 2020 do të ofrohen për të gjithë qytetarët. Kjo strategji kombëtare u diskutua në një mbedhje të fundit të qeverisë kineze. Bëhet e ditur se një network për mjekësinë tradicionale kineze do të ndihmojë departamentet e TMC-së në mbarë vendin, për të njohur nga afër punën në terren.

Yu Wenming, zëvendësdrejtor i Administratës Shtetërore të Mjekësisë Tradicionale Kineze tha se shërbimet e TMC-së do të ngrihen në një nivel më të lartë shkencor, duke sjellë kujdes shëndetësor më cilësor për pacientët në mbarë vendin.

"Networku gjithëpërfshirës do të jetë në bazë të veprimtarisë së spitaleve të TMC-së, por dhe të departamenteve të spitaleve të përgjithëshme si dhe institucioneve shëndetësore dhe klinikave. Forcimi i shërbimeve të TMC-së do të sjellë më shumë shance mjekësore për pacientët, të cilët nuk përballojnë dot shpenzimet e larta në klinikat private", shprehet Yu. Kjo strategji e re ka për qëllim që industria farmaceutike të zbatojë teknologjinë e avancuar në kërkimet shkencore në fushën e TMC-së, ndërsa spitalet dhe studjuesit nxiten që të përdorin terapitë tradicionale në sëmundjet komplekse dhe ato kronike të pacientëve.

Zhang Bin, analist i industrisë së TCM-së është i mendimit se ndërthurja e mjekësisë tradicionale kineze dhe e asaj perëndimore do të ndikojë në forcimin e TMC-së.

"Ndërthurja e TMC-së me mjekësinë perëndimore sjell përfitime shtesë. Mjekësia perëndimore ka efekt më të shpejtë ndaj simptomave të ndryshme, krahasuar me TMC-n.. Por kjo e fundit ka përparësi në trajtimin rrënjësor të sëmundjeve, mbrojtjen e shëndetit dhe trajtimin e sëmundjeve komplekse. Ligjvënësit i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë kësaj ndërthurjeje. ", shprehet analisti Zhang.

Në vitin 2014, 530 milion pacientë në Kinë u trajtuan në spitalet e Mjekësisë Tradicionale, duke përbërë 20 % të numrit të përgjithshëm të vizitave në spitalet në mbarë vendin.

Shpenzimet që pacientët duhet të kryejnë në institucionet mjekësore të TMC-së janë 10- 20 % më të ulta se ato në spitalet e përgjithëshme.

Sipas Yu Wenming strategjia me dy faza është planifikuar për të siguruar që shërbimet e ofruara nga TCM të jenë gjithnjë e më të pranishme në trajtimin shëndetësor të qytetarëve.

" Shërbimet bazë të TCM-së do të ofrohen deri në vitin 2020 për të gjithë qytetarët kinezë. Strategjia e re në këtë fushë parashikon shtimin e 0.55 shtretërve për 1 mijë vetë në spitalet e TMC-së, rritjen me 0.4 herë të numrit të mjekëve në institutet e mjekësisë tradicionale kineze. Pritet që këto shërbime të rritin nivelin e kujdesit shëndetësor të popullsisë së vendit deri në vitin 2030.", thekson Yu Wenming.

Autoritetet shëndetësore të Kinës kanë publikuar një plan pune për rritjen deri në 3.3 shtretër për 1 mijë pacientë në spitalet publike deri në vitin 2020.

Kjo strategji e re parashikon shtimin e medikamenteve të reja tradicionale të listen kombëtare të barnave në Kinë. Vitet e fundit industria e TCM ka shënuar një rritje të shpejtë.

Në vitin 2014 Kina siguroi të ardhura prej 730 miliard yuan, ose 110 miliard dollar amerikan nga industria e TCM. Kjo shumë përfaqëson 1/3 e të ardhurave të përgjithëshme të industrisë mjekësore në vend.

Ndërkohë numri i spitaleve të Mjekësisë Tradicionale Kineze në vend në një periudhë 5 vjeçare është rritur në 500. Mjekësia Tradicionale Kineze tashmë është e pranishme dhe në 183 vende dhe rajone të botës.

Farmacistja kineze Tu Youyou's fituese e çmimit Nobel për zbulimin e artemisinin, një ilaç i mjekësisë tradicionale kineze për të kuruar malarien, ka shërbyer si një ngjarje tepër nxitëse për rritjen e mëtejshme të kësaj industrie. (Eda Merepeza)