Xi takohet me presidentet e Koresë së Jugut
  2016-04-01 11:46:02

Presidenti i Kinës Xi Jinping u takua të enjten në Uashington me presidenten e Koresë së Jugut. Të dy palët shkëmbyen pikëpamjet mbi çështje të rëndësishme ndërkombëtare e rajonale.

Xi theksoi se Kina vlerëson lart marrëdhënien me Korenë e Jugut dhe e vendos atë në një vend të rëndësishëm të diplomacisë rajonale. Kina mirëpret Korenë e Jugut të marrë pjesë në ndërtimin "Një Brez, një rrugë" dhe të dy palët të shpejtojnë lidhjen e strategjive të zhvillimit, të fokusohen tek zbatimi i marrëveshjes së tregtisë të lirë, të nxisin arritjen e progresit në ndërtimin e parqeve industriale dhe të promovojnë integrimin ekonomik të Azisë lindore.

Presidentja Park tha se Koreja e Jugut dhe Kina ruajnë shkëmbime të ngushta të nivelit të lartë dhe kjo sipas saj është dëshmi e rëndësisë së marrëdhënieve dypalëshe. Koreja e Jugut vlerëson lart marrëdhëniet me Kinën. Në gjendjen e tanishme ndërkombëtare, Koreja e Jugut dhe Kina kanë nevojë të forcojnë bashkëpunimin në shumë fusha dhe të përshpejtojnë zbatimin e marrëveshjes së tregtisë të lirë.

Palët diskutuan gjithashtu edhe mbi situatën e Gadishullit Korean.