Rrëmbyesi i avionit egjiptian del para gjykatës
  2016-03-30 14:05:38

Egjiptiani që rrëmbeu dje avionin e EgyptAir duke e detyruar atë të ulet në Qipro, pritet të dalë sot (të mërkurën) para gjykatës.

Autoritetet qipriote do të kërkojë ta mbajnë të dyshuarin në paraburgim të paktën deri në të hënën.

Zëdhënësi i policisë qipriote Andreas Angelides, thotë se ka ende një sërë pyetjesh që duhen sqaruar.

"Nuk ka asnjë provë se ky njeri është i lidhur me terrorizmin, por në lidhje me veprimin e tij na duhet më shumë kohë për të hetuar. Dhe kjo është arsyeja që ky person po qëndron në paraburgim, ndaj do t'i kërkojmë gjykatës që ta lërë në paraburgim deri të hënën, për ta hetuar të gjithë incidentin."

I ndaluari, i identifikuar si 58-vjeçari Seif Mustafa, ka një histori të gjatë penale, duke përfshirë dënime për falsifikim, vjedhje dhe posedim të drogës.

Zyrtarët qipriotë dyshojnë se ai mund të ketë probleme mendore.

Ai kishte veshur një rrip të rreme shpërthyes dhe i detyroi pilotët për të ndryshuar kursin duke e ulur avionin në Qipro, ndërsa ai ishte nisur Aleksandria për në Kajro.

Fluturimi, me 56 persona në bord, u ul në mënyrë të sigurtë, pa asnjë të lënduar. (Leftion Peristeri)