Protestë masive në Japoni, kundër ligjit të ri të mbrojtjes
  2016-03-30 14:05:38

Ligji i ri i mbrojtjes me qëllim vetëmbrojtjen hyri në fuqi të martën. Në mbrëmjen e së martës, 37 mijë protestues në Japoni u mbledhën para Kongresit japonez, duke kundërshtuar zbatimin e ligjit të ri të mbrojtjes dhe duke kërkuar dorëheqjen e Abe-s nga posti i kryeministrit.

Shumë protestues kanë marrë pjesë në protesta të tjera kundër ligjit të ri të mbrojtjes. Mbrëmjen e djeshme protestuesit bllokuan rrugët kryesore, duke mbajtur parulla në duar "Ndal luftën", "Shfuqizim i ligjit të ri të mbrojtjes", "Dorëheqje e qeverisë së Abe-s", dhe "Kundërshtojmë zbatimin e ligjit të luftës", "Ndalojmë ndryshimin e kushtetutës".

Kreu i Partisë Demokratike të Japonisë Yukio Edano kritikoi gjatë protestës qeverinë e Abe-s, se ka shpërfillur Kushtetutën e vendit.

Sekretari i Partisë Komuniste të Japonisë Yoshiki Yamashita u bëri thirrje partive të ndryshme në vend të mblidhen kundër qeverisë së Abe-s.

Edhe grupi i studentëve kundër luftës "SEALDS" mori pjesë në protestë, duke kërkuar dorëheqjen e Abe-s.