Policia italiane arreston një algjerian, të lidhur me sulmet në Bruksel
  2016-03-28 11:12:35

Policia e qytetit jugor italian të Salernos bëri të ditur se ka arrestuar një algjerian të kërkuar në Belgjikë për migrim të paligjshëm. Sipas policisë, kërkimi ndaj të dyshuarit nisi pas një urdhër arresti europian, për përfshirje në falsifikim dokumentesh, përfshirë ato të përdorura nga ekstremistët në sulmet e Parisit dhe Brukselit.

Policia italiane e arrestoi algjerianin të enjten në një rrugë të qytetit salernitan, Bellizzi dhe po heton qëndrimin e tij në Itali.

Prokurorët belgë e kanë akuzuar atë për lidhje me sulmet terroriste të javës së kaluar.

Në sulmet terroriste në aeroportin Zaventem dhe stacionin e metrosë pranë tij, si pasojë e shpërthimit të 3 vetëvrasësve, humbën jetën 28 vetë, nga të cilët deri tani janë identifikuar 24. Mes viktimave të sulmeve të Brukselit ishte dhe një shtetas kinez. Aeroporti i Zaventemit do të rihapet të martën.

(Eda Merepeza)