Shangai Disneyland, nis shitja e biletave
  2016-03-28 11:12:31

"Disney Land" në Shangai nisi sot me shitjen e biletave.

Çmimi i biletave online varjon nga 1 në 1600 juanë.

Çmimi me pakicë i biletave për ditët e javës në këtë park është 370 juanë, ndërsa për fundjavën është 499 juanë.

Disa dyqane në platformën e njohur kineze të shitjeve në internet Taobao thonë se po ndihmojnë klientët të rezervojnë biletat e tyre, ndërkohë të tjerët po shesin monedha të veçanta, që mund të këmbehen në bileta tek porta e hyrjes.

Parku tematik në Shangai nisi ndërtimin në vitin 2009 dhe do të hapë dyert për vizitorët më 16 qershor.

Partenët e Disney-t dhe ata kinezë kanë shpenzuar rreth 5.5 miliardë dollarë amerikanë për përfundimin e këtij parku, që do të jetë i dyti në Kinë, por i pari në pjesën kontinentale të Kinës.

Parku ndodhet në Distriktin Pudong dhe është 3 herë më i madh se ai në Hong Kong. (Albana)