Karaxhiç dënohet me 40 vjet burg për krime lufte
  2016-03-25 11:34:32

Gjykata e Hagës ka shpallur fajtor ish-liderin e serbëve të Bosnjës Radovan Karaxhiç, duke e dënuar me 40 vjet burg për krime lufte në Bosnjë.

Karaxhiç është shpallur fajtor për gjenocidin në Srebrenicë në korrik të vitit 1995, ku u vranë mbi 7 mijë burra dhe djem nga forcat e tij.

Në nëntë pikat e tjera ai është shpallur fajtor për persekutim, vrasje, deportime dhe akte çnjerëzore, terrorizim të popullatës civile si dhe për marrje peng të ushtarëve ndërkombëtarë. Këto vepra penale janë të klasifikuar si krime kundër njerëzit dhe shkelje e ligjeve të luftës.

Në luftën e Bosnjës, që zgjati për 4 vjet, kanë vdekur rreth 100 mijë njerëz. Procesi gjyqësor ndaj tij zgjati 8 vjet. (Albana)