Skandali i vaksinave në Kinë, policia arreston 37 veta
  2016-03-23 12:57:54

37 të dyshuar u arrestuan në Kinë pasi mendohet të kenë tregtuar vaksina në mënyrë të paligjshme.

Tri kompani farmaceutike po hetohen gjithashtu nga policia e vendit.

Skandali shpërtheu javën e kaluar me arrestimin e disa të dyshuarve në Shandong pasi u kapën duke shitur në mënyrë të paligjshme, në tregun e zi, vaksina për spitalet.

Është vlerësuar se në Kinë në 5 vitet e fundit janë shitur rreth 90 milionë dollarë vaksina në mënyrë të paligjshme.

Kjo gjë ka çuar në një kontroll në mbarë vendin të të gjitha vaksinave që ruhen në depo apo që shiten. (Albana)