Kina, thirrje për të ndihmuar zhvillimin e zgjedhjeve në Haiti
  2016-03-18 10:53:08

Kina i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar për të ndihmuar Haitin të mbajë raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale sipas planifikimit.

"Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të lehtësuar mbajtjen e zgjedhjeve sipas planifikimit," tha përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB Liu Jieyi, gjatë një mbledhjeje të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale është planifikuar të mbahet më 24 prill, ndërkohë në maj pritet të fillojë punën kabineti i ri qeveritar.

"Kina shpreson se të gjitha palët në Haiti do të qëndrojnë të bashkuar dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre nëpërmjet dialogut dhe konsultimeve, në mënyrë që të ruajnë stabilitetin dhe për të krijuar kushte të favorshme për mbajtjen e raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe formimin e qeverisë së re," nënvizoi diplomati kinez. (Leftion Peristeri)