Rusi-ShBA, thellim i bashkërendimit për krizën siriane
  2016-03-17 14:19:43

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov dhe sekretari i Shtetit i ShBA-së John Kerry diskutuan në një bisedë telefonike të mërkurën lidhur me nevojën për thellimin e bashkërendimit dypalësh për ndërprerjen e luftimeve në Siri, tha se ministria e jashtme ruse.

"Të dy palët diskutuan mbi çështjen e thellimit të bashkërendimit, duke përfshirë edhe në fushën ushtarake, për të siguruar ndërprerjen e armiqësive në Siri dhe për të nxitur një zgjidhje politike nëpërmjet dialogut midis qeverisë siriane dhe grupeve opozitare," tha ministria në një deklaratë në internet.

Tërheqja ushtarake e Rusisë nga Siria krijon kushte të favorshme për negociatat në Gjenevë, u shpreh kryediplomati rus Sergei Lavrov, duke theksuar se vetë sirianët duhet të vendosin për të ardhmen e vendit të tyre.

Ministria e Jashtme e Rusisë ka konfirmuar gjithashtu vizitën e Kerry-t në Moskë javën e ardhshme, për të diskutuar lidhur me një varg çështjesh të rëndësishme. (Artan Goga)