"> Lehtësohet procedura e lejeve të qëndrimit për të huajt në Kinë<IMG border=0 src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Lehtësohet procedura e lejeve të qëndrimit për të huajt në Kinë
  2016-03-14 15:50:05

Një qendër e posaçme u hap në Pekin për të ofruar ofruar shërbime për të huajt, si viza, leje qëndrimi të përherëshme apo leje qëndrimi për të huajt që nisin biznes, apo janë të punësuar në Zonën Kombëtare Zhongguancun.

Krijimi i kësaj qendre është pjesë e planit të autoriteteve të Pekinit për të tërhequr sa më shumë specialistë të huaj, kryesisht në sektorin e teknologjisë së avancuar.

Lidhur me këtë flet Wang Xi zëvendës-shef i Zyrës së Sigurisë Publike në të Pekinit. Sipas tij me ligjin e ri të huaj që punojnë prej më shumë se 4 vjetësh në sektorin e teknologjisë së lartë mund të aplikojnë për leje të përherëshme qëndrimi në Kinë. Ai shton se autoritetet kineze po ndërmarrin hapa për lehtësimin e pajisjes së të huajve me "Kartë jeshile" në Kinë.

Ndërkohë metropolet kineze si Pekini dhe Shangai po ndjekin politikën e tërheqjes së sa më shumë talenteve të huaja për të punuar në Kinë.

Ekonomia e dytë më e madhe në botë po përpiqet të ecë me hapin e risive globale dhe për ta arritur këtë nevojitet dhe kontributi i ekspertëve të huaj në fusha të ndryshme.

Wang Huiyao, Kryetar i Qendrës "Kina dhe Globalizimi" thotë se "aktualisht Kina po përpiqet të shndërrohet nga një kapital tërheqës për financimet e huaja në një kapital tërheqës për specialistët e huaj. Por në të kaluarën tërheqja e ekspertëve të huaj kishte më shumë burokraci. Sipas zotit Wang në këtë politikë të re të Kinës për tërheqjen e talenteve nuk përjashtohen kinezët që jetojnë jashtë atdheut, të cilët dëshirojnë të kthehen. Ata mund të jenë të rinj që kanë mbaruar studimet jashtë vendit dhe duan të punësohen në atdhe, por mund të jenë pensionistë apo kinezë që dëshirojnë të investojnë në atdhe. I të njejtit mendim është dhe James Zimmerman, Kryetar i Shoqatës "Amcham" në Kinë. Sipas tij kjo politikë e rë do të ndikojë pozitivisht në zhvillimin e mëtejshëm ekonomik të Kinës.

Qeveria kineze, ashtu si dhe qeverisja lokale e Pekinit dhe Shangait po përpiqen të përmirësojnë shërbimet ndaj ekspertëve të huaj, duke shtuar numrin e të huajve me leje të përherëshme qëndrimi apo "Green Card" kinez. Për këtë një program pilot do të nisë në "Silicon Valley" e Kinës, në Zhongguancun.

Sipas Wang " në të kaluarën kur një i huaj aplikonte për "Kartë Jeshile" i duhej të priste 6 muaj apo edhe një vit. Tani sipas ligjit të ri aplikimi kryhet në 50 ditë".

Për herë të parë në Kinë, Ministria e Sigurisë Publike do të krijojë një qendër për procesin e lejeve të përherëshme të qëndrimit në Zhongguancun.

Cilët të huaj mund të aplikojnë për "Green Card" kinez ?

Fillimisht bëhet fjalë për të huaj të punësuar në zonën Zhongguancun, talente të huaja në fushën e teknologjisë së avancuar, apo që kanë hapur firmat e tyre në këtë zonë. Gjithashtu përfitojnë nga ky program dhe kinezë që janë diplomuar me doktoraturë jashtë vendit, apo kinezë së kthehen në vend me propozimin për hapjen e një biznesi afatgjatë. Për tërheqjen e sa më shumë të rinjve të talentuar në këtë fushë, kompanitë në zonën Zhongguancun mund të punësojnë të rinj studentë jashtë vendit, apotë rinj të huaj të talentuar që ndjekin studimet në universitetet e Pekinit. Ekspertët janë të mendimit se nëse ky program i ri do të ketë sukses ai do të nisë të zbatohet dhe në rajone të tjera të vendit. Në shndërrimin e Kinës në një ekonomi me nivel të lartë industrial përvoja e ekspertëve të huaj është e domosdoshme. Qendra "Kina dhe Globalizimi" e krahason Zonën Zhongguancun në Pekin me "Silicon Valley" në Kaliforni të SHBA-së, ku në të dyja janë punësuar 1 milion vetë. Por dallimi mes tyre qëndron në faktin se ndërsa në "Silicon Valley" talentet e huaja zenë 40% të personelit, në Zhongguancun ato zenë vetëm 1%. Krahas tyre janë 10 mijë kinezë me banim jashtë vendit ose kinezë që kanë studjuar jashtë vendit, çka tregon se Pekini duhet të shpejtojnë punën për tërheqjen e sa më shumë talenteve për të zhvilluar më tej risitë. (Eda Merepeza)