Kina planifikon lehtësi për tërheqjen e talenteve të huaja
  2016-03-09 14:48:10

Plane të reja po hartohen për lehtësimin e qëndrimit dhe të punësimit në Kinë të ekspertëve të huaj, duke përfshirë edhe dhënien e vizave 5- ose 10-vjeçare me shumë kalime.

Zyrtarët kanë bërë të ditur se sivjet mund të ndryshojnë rregullat, me qëllim që të bëhet më e lehtë për talentet e huaja që të punojnë në Kinë. Autoritetet po ashtu kanë bërë ndryshime për të përmirësuar kushtet e jetesës e të punës të ekspertëve të teknologjisë së lartë në Pekin, duke përfshirë masat për lehtësimin e marrjes së "kartës jeshile".(Raela)