Rregullatori: "Ekonomia e Kinës pati zhvillim optimist vitin e kaluar"
  2016-03-07 10:33:36

Ekonomia e Kinës pati "zhvillim optimist" vitin e kaluar, tha të dielën Xu Shaoshi, i cili kryeson Komisionin Kombëtar të Zhvillimit dhe të Reformës.

Xu shtoi se shpejtësia e rritjes ekonomike do të ndryshojë, struktura do të përmirësohet dhe ndryshimi i hallkave ekonomike do të jetë më i qetë.

Vitin e kaluar Kina regjistroi një rritje ekonomike prej 6.9 për qind, që sipas Xu, përmbushi objektivin e përcaktuar prej "rreth 7 për qind".

Ndryshe nga vitet e kaluara, kur investimet ishin një kontribuues i madh i rritjes, tani konsumi përbën 66.4 për qind dhe investimet vetëm 10 për qind. Ndërkohë shërbimet, bujqësia dhe industria, tani përbëjnë mbi gjysmën e GDP-së, shtoi Xu.

Ai bëri thirrje për të mos neglizhuar rreziqet këtë vit, duke nënvizuar rimëkëmbjen e ngadaltë të ekonomisë botërore, uljen e çmimeve të lëndëve të para dhe gjendjen gjeopolitike.

Në lidhje me gjendjen e brendshme të Kinës, Xu e vuri theksin tek ngadalësimi i rritjes ekonomike, ulja e çmimeve të mallrave industriale dhe rënia e fitime të korporatave dhe të ardhurave fiskale. (Leftion Peristeri)