Nis raundi i ri i bisedimeve Kubë-BE
  2016-03-04 16:00:09

Negociatorë nga Kuba dhe Bashkimi Europian janë ulur në Havana për një raund të ri bisedimesh në përpjekje për të përmirësuar lidhjet dypalëshe.

Bisedimet këtë herë janë përqendruar mbi tregtinë dhe marrëveshjet politike.

Zv./ministri i Jashtëm kuban Abelardo Moreno, thotë se bisedimet e kësaj jave do të çojnë në nënshkrimin e një sërë marrëveshjesh të reja javën e ardhshme.

"Besoj se të gjithë janë shumë optimistë për këto bisedime dhe mendoj se mund të bëjë përparime thelbësore përpara vizitës së Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini në Havanë, më 10 dhe 11 mars, e cila padyshim do të jetë një vizitë e jashtëzakonshme, shumë e rëndësishme, në rrethanat e tanishme," tha Moreno.

BE-ja hoqi sanksionet diplomatike ndaj Kubës, 8 vite më parë. Por bisedimet mbi marrëdhëniet ekonomike kanë mbetur pezull prej dy vjetësh. (Raela)