"> Liu Cailang, shqiptarët janë të njerëz të thjeshtë<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Liu Cailang, shqiptarët janë të njerëz të thjeshtë
  2016-03-02 17:16:51

Liu Cailang është një inxhinier në pension i energjisë elektrike në Shangai. Në '60 vitet e shekullit të kaluar, Liu si specialist mori pjesë në punimet e ndërtimit të Kombinatit së Përbashkët të Çelikut të Elbasanit. Ai kujton i gëzuar eksperiencat e tij në Shqipëri dhe thotë se njerëzit aty janë të thjeshtë.

Gazetarja: Pse ju zgjodhën të shkonit në Shqipëri?

Liu Cailang: Në atë kohë punoja në Drejtorinë e Ndërtimit të Energjisë Elektrike në Shangai. Centralet elektrik janë disa lloje. Një quhet central elektrik pasi vetëm prodhon energji elektrike dhe një tjetër quhet central termoelektrik, i cili përveç energjisë mund të çlirojë dhe ngrohtësi. Në atë kohë ishte planifikuar ndërtimi i Kombinatit të Çelikut për të cilin nevojitej shumë energji elektrike. Ky ishte projekti i Ministrisë së Metalurgjisë, por kjo ministri nuk kishte ekspertë të energjisë elektrike dhe i kërkoi ata pranë Ministrisë së Rezervave Ujore. Ndoshta menduan se shangajsit janë të hapur, prandaj dhe kërkuan një ekspert nga ndërmarrja ku punoja. Në atë kohë unë isha 22 vjeçar i diplomuar nga Instituti i Energjisë Elektrike i Shangait. Për të shkuar në Shqipëri kishte tre kushte: Së pari, duhet të kishe eksperiencë ne centralet e energjisë elektrike. Së dyti, duhet të kishe njohuri të gjuhës ruse. Së treti, duhet të ishe i fortë fizikisht. Në fund u zgjodha, por nuk e di pse.

Gazetarja: Ç'menduat kur morët lajmin e vajtjes në Shqipëri?

Liu Cailiang: Në fillim, nuk dëshiroja të shkoja. Sepse kisha dy fëmijë të vegjël. Prindërit e mi ishin në moshë të thyer dhe unë isha djali i vetëm. Bashkëshortja ime gjithashtu nuk dëshironte që të shkoja në Shqipëri. Ajo punonte me turne të ndryshme. Por jam anëtar i Partisë Komuniste dhe vendosa t'i merrja përsipër vështirësitë dhe të shkoja në Shqipëri.

Gazetarja: Sa vite qëndruat në Shqipëri?

Liu Cailang: Punova në Shqipëri për katër vjet dhe kthehesha një herë në vit për pushime.

Gazetarja: Çfarë përgatitje bëtë?

Liu Cailang: Kisha përgatitur disa libra teknikë, nuk kishte gjëra të tjera. Kërkesat ishin serioze dhe duhet të kisha veshje të përshtatshme, rroba, këpucë dhe këmishë, etj. Shkova në dyqanin Youyi të Shangait, ku shiteshin sende dhe veshmbathje vetëm për njerëzit që do të shkonin jashtë vendit. Rrobat duheshin qepur sipas masës së trupit, sepse kërkesat ishin serioze.

Para nisjes jo vetëm drejtori bisedoi me mua, por edhe drejtuesit e Zyrës së Jashtme të Bashkisë së Shangait. Ata më treguan rregullat për punëtorët që shkonin jashtë. Për shembull nëse të huajt më pyesnin diçka, duhet të dija se si të përgjigjesha. Pra, kërkohej një lloj përgatitjeje para se të shkohej jashtë vendit.

Gazetarja: Ju punuat në Elbasan, po qytete të tjera a keni vizituar?

Liu Cailang: Kam qenë në shumë krahina të ndryshme të Shqipërisë. Në atë kohë marrëdhëniet midis Kinës dhe Shqipërisë ishin shumë të ngushta. Gjatë pushimeve ose fundjavave, pala shqiptare organizonte vizita. Ishin shumë miqësorë.

Gazetarja: Si ishte gjendja e furnizimit me energji elektrike e Kombinatit të Çelikut?

Liu Cailang: Kombinati kërkonte sasi shumë të mëdha energjie elektrike, kështu duhet të ndërtohej një central i posaçëm. Në atë central kishte mbi 10 specialistë kinezë. Gjithsej kishte 600 apo 700 kinezë që punonin në Elbasan. Në fillim u kryen punimet e ndërtimit të kombinatit, por më pas ai duhej të vihej në punë.

Gazetarja: A kishte vështirësi jeta tuaj në Shqipëri?

Liu Cailang: Jeta ishte e mirë aty. Ushqimet që ishin të mira, ishin produkte shqiptare, kurse kuzhinierët ishin trajnuar në Kinë prandaj shija e ushqimeve përputhej me tonën. Nuk kishte asnjë vështirësi jetese. Banoja në një dhomë me sipërfaqe mbi 20 metra katrore dhe që ishte e këndshme. Ata kujdeseshin shumë për jetesën tonë. Në mbrëmje shfaqeshin filma, të cilët ishin të paktë dhe përsëriteshin aq shpesh sa nuk donim t'i shihnim. Më vonë u shfaqen dhe disa filma të huaj, por nuk e kuptonim gjuhën. Shkurt, jeta jonë aty ishte e thjeshtë.

Gazetarja: Si ishte puna juaj?

Liu Cailang: Detyra ime ishte t'u mësoja teknikat punëtorëve shqiptarë. U tregoja shqiptarëve si të punonin. I qortoja nëse e bënin gabim, por ata thoshin se ishte gabimi ynë. Megjithatë më respektonin. Kryesisht bisedonim në rusisht, por më vonë mësova të flas disa fjalë shqip, por s'mund të lexoja. E rëndësishme është se e kuptonim njëri tjetrin.

Gazetarja: Ju keni marrë dhe një medalje në Shqipëri?

Liu Cailang: Po. Medalja e Punës e Kategorisë së Parë. Mu dha në një ceremoni nga drejtori i kombinatit metalurgjik. Në fabrikën tonë kishte 36 specialistë kinezë, nga të cilët tre morën këtë medalje që ishin dhe drejtues të punës. Nuk kishte medalje për specialistët e zakonshëm. Ky ishte një gjest simbolik. Ishte shprehje e kënaqësisë nga pala shqiptare dhe motivim për t'i kushtuar më shumë rëndësi punës.

Gazetarja: Kur u kthyet në Kinë?

Liu Cailang: Marrëdhëniet mese dy vendeve filluan të ndryshojnë dhe në u kthyem të gjithë. Aty nuk e kuptoja ndryshimin e marrëdhënieve pasi shqiptarët ishin miqësorë ndaj meje. Kur u largova ata qanë. Në katër vjet krijova miqësi. Dy inxhinierë që mësonin prej meje më respektonin shumë. Ata kishin arsimin tim dhe nuk kishin mundësi të fitonin shumë. Marrëdhëniet mes dy vendeve nuk ndikuan tek njerëzit e thjeshtë.

Gazetarja: Keni qenë në shumë vende, çfarë do të veçoni nga Shqipëria?

Liu Cailang: Ndej se Shqipëria është një vend i varfër, shqiptarët janë të ndershëm, të sinqertë dhe miqësorë.

Gazetarja: A dëshironi ta vizitoni përsëri Shqipërinë?

Liu Cailang: Shpresoj të shkoj për turizëm në Shqipëri. Miqtë e vjetër do të më presin sërish. Unë i kam mësuar se si të punojnë. Ata më respektonin shumë. Mendoj kombi shqiptar është i sinqertë. (Çang Çuo)