"Dy sesionet", mundësi të mëdha për zhvillimin global
  2016-03-02 14:16:33

Nisin të enjten në Pekin punimet e "2 sesioneve", të njohura në kinezisht si "lianghui", takim vjetor i Konferencës Konsulative Politike të Popullit Kinez, në fokus të të cilës pritet të jetë zhvillimi ekonomik i vendit.

Ndër objektivat e KQ të PKK-së dhe Asamblesë Kombëtare Popullore do të jetë plani i ri 5 vjeçar dhe strategjia për rimëkëmbjen ekonomike të vendit, deri në vitin 2020. Kalimi nga plani i investimeve dhe prodhimit në modelin e ri ekonomik të konsumit do të jetë pjesë e kësaj strategjie. (Eda Merepeza)