Norma e inflacionit e eurozonës u rrit në 0.3% në janar
  2016-02-26 10:16:20

Agjencia e statistikave e BE-së njoftoi të enjten se norma e inflacionit e eurozonës u rrit në 0.3%, e cila është më e lartë se norma e dhjetorit e vitit të kaluar prej 0.2%, si dhe ajo e janarit të vitit të kaluar prej -0.6%.

Në janar, norma e inflacionit në 28 vendet anëtarë të BE-së ishte 0.2%, e njëjta me atë të dhjetorit të vitit të kaluar, por më shumë se ajo e një viti më parë.

Sipas statistikave, ulja e vazhdueshme e çmimeve të energjisë është faktori më i kryesor për inflacionin. Norma e tanishme e inflacionit është shumë larg nga standardi i përcaktuar prej 2% dhe Banka Qendrore Europiane do të përballet me presion më të madh për të ndërmarrë politika të lehtësimit financiar. (Leftion Peristeri)