Itali, senati miraton ligjin për njohjen e lidhjeve civile mes të njëjtit seks
  2016-02-26 10:16:20

Senati i Italisë votoi me shumicë dërrmuese miratimin e ligjit e njohjen e lidhjeve civile për çiftet e të njëjtit seks pas një beteje të ashpër dhe të gjatë.

Pasi mbeti i bllokuar në parlament për vite me radhë, legjislacioni u rishqyrtua, pasi Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut e dënoi Italinë vitin e kaluar për diskriminim e homoseksualëve.

Legji është vetëm një hap larg autorizimit të martesave mes homoseksualëve.

Kryeministri italian Matteo Renzi e përshkroi miratimin e ligjit si një çast "historik".

Por grupet e gay-ve dhe lesbikeve e denoncuan ligjin si si një tradhti, sepse Partia Demokratike e Renzit sakrifikoi dispozitën që lejonte adoptimin e fëmijëve nga çiftet e të njëjtit seks, për të siguruar kalimin e sigurtë të projektligjit. (Leftion Peristeri)