Greqia kërkon bashkëpunim për krizën e refugjatëve
  2016-02-26 10:16:20

Kryeministri i Greqisë Aleksis Cipras u shpreh të mërkurën se veprimet e njëanshme të vendeve europiane nuk favorizojnë zgjidhjen e krizës së refugjatëve. Sipas kreut të qeverisë greke, për zgjidhjen e këtij problemi nevojitet bashkëpunimi i ngushtë mes vendeve europiane dhe bashkësisë ndërkombëtare.

Cipras i bëri këto komente gjatë takimit në Athinë me Komisionarin e Lartë për Refugjatët të OKB-së Filippo Grandi. Nga ana e tij, Grandi u bëri thirrje vendeve europiane ta mbështetin Greqinë në problemin e refugjatëve. Ai përkrahu gjithashtu veprimet e NATO-s në rajonin e Egjeut për ta pakësuar fluksin e refugjatëve.

Sipas një deklarate të OKB-së, plani i BE-së për strehimin dhe transferimin e refugjatëve nuk është zbatuar efektivisht dhe masat e disa vendeve europiane për kufizimin e lëvizjes së refugjatëve kanë shkaktuar kaos në disa zona kufitare, duke shtuar presionin mbi Greqinë.

Policia greke u shpreh të martën se 3500 refugjatë në Greqi që duan të hyjnë në Maqedoni, janë në pritje në kufirin mes dy vendeve. (Xu Guang/Artan Goga)