">Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli flet për CRI Shqip<IMG border=0 src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli flet për CRI Shqip
  2015-09-16 17:10:32

Kryebashkiakët e Vlorës dhe Yangzhou-t nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit. Përveç infrastrukturës, memorandumi ndërmjet dy qyteteve të binjakëzuaka përfshin edhe bashkëpunimin në fushën e turizmit dhe arsimit.

Kreu i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, vlerësoi zhvillimin e qytetit dhe tha se shpreson për një bashkëpunim të ngushtë.

"Yangzhou-n e shikoj si një qytet turistik në të gjithë drejtimet. Është një qytet i menaxhuar mirë dhe shpresoj se ky opinion që kam unë të jetë edhe ai i banorëve të këtushëm. Shikoj një përkujdesje të veçantë në çdo cep të qytetit, ka një infrastrukturë fantastike të ruajtur shumë mirë, ka objekte që u shërbejnë qytetarëve në mënyrë dinjitoze, infrastrukturë banimi të përsosur dhe mbi të gjitha ka një traditë kulinarie fantastike."

"Aktiviteti i organizuar këtu (shkëmbim i kulturës ushqimore i qyteteve të Rrugës së Mëndafshit), dhe kjo është një thirrje për zhvillimin e turizmi, jo vetëm zhvillimin e turizmit që lidhet me vizitat në vendet historike por edhe atij që lidhet me ushqimin."

Gjatë takimit me autoritetet e universitetit të Yangzhou-t, Leli kërkoi shkëmbimin e studentëve të të dy vendeve.

"Ajo që kërkuam të zhvillojmë, së bashku me rektorin e universitetit aty, ishte mundësia e bashkëpunimit të drejtpërdrejtë midis Universitetit Ismail Qemali të Vlorës dhe atij të Yangzhou-t, për të shkëmbyer përvojë, për të shkëmbyer shkencë, për të shkëmbyer mbi të gjitha studentë. Mundësinë e ardhjes së studentëve shqiptarë nga Vlora për të studiuar në Universitetin e Yangzhou-t," tha Leli.

Duke folur për CRI Shqip, ai vlerësoi transmetimet në gjuhën shqipe të Radios së Jashtme të Kinës dhe e nxitë qeverinë shqiptare për të mbështetur transmetimet në gjuhën kineze nga Shqipëria.

"Më vjen mirë që ruhet tradita e transmetimeve në gjuhën shqipe. Në Shqipëri një traditë e tillë që ka ekzistuar më parë, fatkeqësisht nuk ekziston më. Inkurajoj qeverinë shqiptare që të mundësojë transmetimin në gjuhën kineze sepse ndjenja e të gjithë kinezëve të brezit të vjetër që takova ishte një nga gjërat më mbresëlënëse të kësaj vizite," tha ai.