Presidenti kinez apelon për krijimin e korridorit ekonomik Kinë-Rusi-Mongoli
  2015-07-10 10:47:47

Presidenti kinez Xi Jinping ka bërë thirrje që Kina, Rusia dhe Mongolia të nxitin ndërtimin e korridorit ekonomik, që lidh të tre vendet. Këtë apel ai e bëri gjatë takimit me homologët e tij rus dhe mongol gjatë pjesmarrjes në Samitin Vjetor të vendeve të BRICS-it dhe të Organizatës për Bashkëpunim të Shangait, mbajtur në qytetin rus Ufa.

Presidenti i Kinës tha se bashkëpunimi ekonomik është një përparësi në marrëdhëniet tripalëshe.

"Kina dhe Rusia, Kina dhe Mongolia dhe Rusia dhe Mongolia janë vende fqinj dhe partnerë strategjikë. Ne kemi një bazë të shëndoshë dhe potencial të mirë për bashkëpunimin tripalësh dhe strategjia jonë afatgjatë synon promovimin e bashkëpunimit tripalësh."

Lideri kinez shprehu besimin se të tre vendet mund të ndërthurin nismën kineze të "Brezit Ekonomik të Rrugës së Mëndafshit" me Planin rus të hekurudhës transkontinentale dhe Planin mongol të rrugës së rrafshnaltës, me synim realizimin e propozimit të Kinës për krijimin e korridorit ekonomik tripalësh.

Gjatë takimit të tre kryetarët e shteteve miratuan strategjinë për zhvillimin e bashkëpunimit tripalësh si dhe ishin të pranishëm gjatë nënshkrimit të një sërë marrëveshjesh. (Eda Merepeza)