Kina e Rusia do të thellojnë bashkëpunimin shumëpalësh
  2015-07-07 11:10:40

Ambasadori i Kinës në Rusi Li Hui u shpreh të martën se tani marrëdhëniet kino-ruse ndodhen në periudhën më të mirë historike dhe zhvillohen në nivel të lartë. Marrëdhëniet dypalëshe janë Jo-konfrontuese dhe nuk i drejtohen palës së tretë.

Nga 8 deri më 10 korrik, do të zhvillohen në qytetin Ufa të Rusisë Samiti i 7-të i BRICS-it dhe Mbledhja e 15-të e Këshillit të Liderëve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait. Li Hui shtoi se gjatë samitit të Ufa-s, Kina dhe Rusia do të thellojë bashkëpunimin në mekanizmat kryesore shumëpalëshe dhe do të zhvillojnë marrëdhënie më të ngushta partneriteti midis vendeve të BRICS-ut për të nxitur paqe, zhvillim, bashkëpunim e interes reciprok.

Li Hui shtoi se për 5 vjet rresht Kina është partneri më i madh tregtar i Rusisë. Projektet e energjisë, të hekurudhës me shpejtësi të lartë, të aviacionit etj. të përcaktuara nga dy vendet do të sjellin përfitime afatgjatë. Strategjia e bashkimit të brezit ekonomik të Rrugës së Mëndafshit me Lidhjen Ekonomike Euro-Aziatike do t'i sjellë bashkëpunimit konkret kino-rus shanse të reja.