Nis faza aktive e stërvitjes së përbashkët Kinë-Rusi
  2015-05-18 11:06:25

Stërvitja e kombinuar ushtarake mes Kinës dhe Rusisë ka hyrë në fazën aktive.

Forcat detare nga të dyja vendet kanë mbërritur në zonën e stërvitjes në Mesdheun lindor.

Stërvitja e përbashkët pritet të nisë sot.

Tri anije detare kineze dhe gjashtë ruse do të ndahen në katër grupe për të kryer një sërë manovrash.

Jiang Guoping, komandanti i flotës kineze, tha se kjo stërvitje do të përfshijë një sërë detyrash të ndryshme.

Stërvitja e përbashkët ushtarake nisi në Detin e Zi më 11 maj. (AlBaNa)