">Shqiptarët në Kinë<IMG border=0 src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Shqiptarët në Kinë
  2015-04-17 14:41:33

Shumë shqiptarë emigrojnë kryesisht në Turqi, SHBA, Greqi, Gjermani, Itali, Zvicër, Suedi, Angli, Kanada, Australi, etj.

Sipas disa të dhënave të përafërta, rezulton se aktualisht jetojnë dhe punojnë jashtë vendit rreth 1 milion e 500 mijë shtetas shqiptarë. Pjesa më e madhe, rreth 70-75 përqind e këtij numri, është vendosur në dy vende: Greqi dhe Itali, dhe midis tyre Greqia zë vendin e parë të numrit të përgjithshëm të emigracionit shqiptar në botë. Në Itali jetojnë rreth 500 mijë shqiptarë.

Përgjithësisht prirja e emigrantëve shqiptarë me kalimin e viteve është orientuar drejt vendeve më të zhvilluara të Evropës Perëndimore (Itali, Gjermani, Holandë, vendet e Skandinavisë, Britani e Madhe etj.), si dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë.

Vitet e fundit është parë një rritje e numrit të të rinjve shqiptarë që vijnë në Kinë, kryesisht për studime e disa prej tyre edhe për të punuar.

Në programin e sot do të bëjmë një intervistë me Girsi Priskën. Ai jeton prej 7 vitesh në Wuhan dhe luan me ekipin e qytetit të Wuhan-it (Wuhan Baiji Rugby).

1. Sa kohë keni që jetoni në Kinë dhe si morët vendimin për të ardhur këtu?

G.P.-"Jetoj në Kinë prej 7 vitesh, konkretisht në qytetin e Wuhanit, të provincës së Hubeit. Aktualisht vazhdoj studimet për master MBA. Gjithnjë e kam pasur shumë qejf Kinën dhe kur mu dha rasti për bursë nuk e refuzova. Bachelor-in e kam përfunduar për International Trade of Economic kurse masterin e vazhdoj për Administrim Biznesi. Në Universitete e Wuhan-it vazhdojnë studimet gjithsej 5 shqiptarë"

2. Çfarë bëni në Kinë?

G.P.- "Përveç studimeve në Kinë merrem dhe me sportin e rugby-t, luaj me ekipin e qytetit të Wuhan-it (Wuhan Baiji Rugby) E ushtroj këtë sport se më pëlqen pasi kam fizikun dhe se ka një adrenalinë shumë të madhe, do stërvitje shumë intensive.

3. Si nis e përfundon dita juaj?

"Zgjohem shumë herët në mëngjes, rreth orës 5:30, nis st;rvitjen, vrap të lehtë, streching dhe më pas ha mëngjes. Më pas shkoj në mësim dhe kur kthehem vazhdoj seancën e dytë të stërvitjes për forcë. Siç e permenda më sipër sporti i rugby-t kërkon stërvitje të fuqishme, pasi nëse nuk e mabn trupin aktiv nisin dëmtimet dhe të ikën mundësia për të luajtur. Më pas vazhdoj stervitjen me ekipin, ndërsa të shtunave bëjmë edhe ndeshje, lëvizim nëpër qytete të tjera si Pekin, Shangai Hangzhou, Nanjing etj".

4. Përshtypjet tuaja për Kinën?

G.P- "Kina më ka pëlqyer që kur kam ardhur, njerëzit janë dashamirës dhe mikpritës. Nëse kinezi të bën mik, të bën mik përgjithmonë.

Përsa i përket ushqimit, ai është perfekt, sidomos në qytetin ku unë jetoj i kam provuar dhe më pëlqejnë të gjitha gatimet, janë të shijshme, por do të veçoja të preferuarën time pulën kung bao. Kina ka një kulturë disa mijëvjeçare. Kam lëvizur edhe në qytete te tjera, kudo që kam shkuar më kanë pëlqyer si kuzhina ashtu edhe njerëzit. Kina është shumë e madhe, ka shumë vende të bukura që une ende nuk i kam vizituar. Përsa i përket Pekinit është një qytet i madh e i pastër, më kanë pëlqyer njerëzit, pasi kanë shumë kulturë. Gjatë vizitës në Pekin patjetër që kam vizituar edhe Murin e Madh dhe madje jam ngjitur deri në majë. Ndërsa, Shangai ka një jetë ndryshe, i mbushur me shume rrokaqiej dhe pamje te bukura, është një metropol i vërtetë.

5. Po përsa i përket Wuhanit?

"Wuhani ka shumë universitete, ka shumë studentë të huaj dhe është një qytet me afro 10 milionë banorë. Këtu ka vetëm dy stinë dimri i ftohtë dhe vera shumë e nxehtë. Më pëlqen Wuhani se kam 7 vjet dhe nuk e ndërroj me asnjë qytet tjetër, pasi kam miqësinë time këtu dhe jam bërë pothuajse si vendas. Njerëzit thonë se nëse rri më shumë se 10 vjet në Wuhan quhesh vendas. Aktualisht kam aplikuar per doktoraturë, shpresoj ta fitoj pasi kam dëshirë të vazhdoj të jetoj në Wuhan".