">Një rregullore për kërcimin në rrugë<IMG border=0 src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Një rregullore për kërcimin në rrugë
  2015-03-26 14:46:48

I rikthehemi dukurisë artistike kineze të "kërcimit në rrugë", të cilën e kemi trajtuar si një veçori kineze, që në disa raste ka shkaktuar ankesa për muzikën e lartë në qendra të banuara. Por tashmë kjo karakteristikë artistike kineze si dhe e mënyrës së të jetuarit në Kinë po merr një dimension të ri. Autoritetet kineze të kulturës dhe sportit kanë vendosur krijojnë një rregullore të re madje të ndihmuar edhe me koreografi.

E zhvilluar si një formë pozitive e ushtrimit fizik, kërcimi kinez në rrugë kryhet zakonisht nga gra të moshuara, që vallëzojnë në parqe apo sheshe midis pallatesh. Muzika e lartë që shoqëron lëvizjet e kërcimtareve shpesh ka ngjallur debate në opinionin publik në qytete të ndryshme të Kinës. Sigurisht që ky debat është zhvendosur edhe në rrjetet sociale, duke shprehur mendimet pro dhe kundër kësaj dukurie kineze, të kërcimit në rrugë.

Nuk mund të harrojmë befasinë që ka ngjallur grupi i zonjave kineze ndërsa kërcenin në Parkun Sunset të Nju Jorkut apo përballë Muzeut të Luvrit në Paris. Fotot e këtyre grave të moshuara kineze, duke kërcyer në hapësira publike n; gazetat e huaja. Tashmë ka ardhur koha të ndërmerret një strategji e re për këtë formë të ushtrimit fizik përmes artit.

Të hënën u njoftua se Administrata e Përgjithëshme e Sporteve të Kinës dhe Ministria e Kulturës kanë planifikuar krijimin e 12 praktikave koreografike.

"Vallëzimi në rrugë përfaqëson një aspekt kolektiv të kulturës kineze, por entuziasmi i lartë i praktikuesve të tij ka krijuar shqetësime për komunitetin, lidhur me prishjen e qetësisë publike. Ndaj kemi vendosur të vendosim disa standard dhe një rregullore në nivel kombëtar," ka deklaruar për median vendëse Liu Guoyong, drejtor i Departamentit të kulturës fizike masive pranë Administratës së Përgjithëshme të Sporteve të Kinës.

Strategjia e re parashikon drejtimin e 12 grupeve të vallëzimit në rrugë nga koreografë, të shoqëruar nga muzika pop, në 31 provinca dhe bashki të vendit në 6 muajt e ardhshëm. Autoritetet do të vazhdojnë të mbledhin ide për këtë strategji kryesisht gjatë verës.

Mbi 600 instruktorë janë trajnuar nga ekspertë të kulturës fizike si Wang Guangcheng, grupi i kërcimit në rrugë të të cilit ka patur shumë sukses në Koncertin e madh festiv të Vitit të ri kinez, të shfaqur nga televizioni kombëtar CCTV në shkurt të këtij viti.

Një i ri 29 vjeçar thotë se të gjitha komentet negative për kërcimin në rrugë kanë injoruar përfitimin e publikut ndaj kësaj praktike. Sipas tij duke respektuar rregullat e shoqërisë kërcimtarët e rrugës mund të ushtrojnë pasionin e tyre për vallëzimin.

Megjithatë autoritetet e sportit dhe kulturës nuk kanë analizuar ende detajet e strategjisë për kërcimin në rrugë, ndër të cilët është dhe volumi i lejuar i muzikës, leja për ushtrimin e kësaj veprimtarie dhe për kohën e ushtrimit, apo vendet ku nuk lejohet ushtrimi i kësaj veprimtarie në grup.

Dixhitalizim i veprave të tibetologjisë

Për mbrojtjen e artit tradicional tibetian,këtë vit ka nisur dixhitalizimi i rreth 100 veprave muzikore nga Rajoni Autonom i Tibetit, ndërsa deri tani janë rregjistruar krijimet muzikore të mbi 70 interpretuesve në stilin "Gesar rapper". "Gesar është historia e një heroi epik tibetian, që paraqet veprën më të gjatë të shkruar epike në botë. Deri tani janë mbledhur dhe analizuar tekste me 15 milion hieroglife kineze.

Vepra epike "Gesar" ka përmasa më të mëdha se veprat e lashtësisë si ato të Homerit. Në Kinë funksionojnë mbi 50 organizata dhe institute studimore të tibetologjisë në të cilat punojnë rreth 2 mijë studjues. Studimi i veprës epike "Gesar" ka nisur qysh në kohën e dinastisë Ming.

Rregjistrimi i objekteve arkeologjike

Rezultatet e një hetimi të përgjithshëm të objekteve arkeologjike të lëvizëshme në Kinë janë bërë publike këto ditë në Pekin nga drejtori i Administratës Shtetërore të Trashëgimisë Kulturore të Kinës, Li Xiaojie. Deri tani janë verifikuar 1.02 milion institucione shtetërore dhe janë rregjistruar objektet arkeologjike të lëvizëshme që ndodhen në to.

Për herë të parë autoritetet e këtij sektori kanë vendosur numra identiteti për objektet arkeologjike dhe një sistem të mbledhjes së informacioneve për këto objekte në mbarë Kinën. Ndërkohë një sistem kombëtar regjistrimi i objekteve arkeologjike është duke u realizuar. Sipas zotit Xiaojie deri tani janë rregjistruar 12.68 milion objekte arkeologjike të lëvizëshme, ndërsa shifrat rriten me një ritëm prej 60 mijë objektesh në ditë.

Konkurs fotografik "Unë dhe librat e vjetër në kinezisht"

Për të ruajtur librat e vjetër dhe për ti bërë ato sa më të afërt me lexuesit Qendra e Mbrojtjes së Librave të Vjetër dhe Shoqata e Librarive të Kinës kanë paraqitur konkursin e fotografisë "Unë dhe librat e vjetër në kinezisht" për vitin 2015. Kjo veprimtari promovuese do të zgjasë një vit dhe do të vijojë me procesin e njohjes, të leximit dhe të komentimit të librave të vjetër në gjuhën kineze për lexuesit e sotëm. Librat e vjetër të trashëguar nga e kaluara e largët dhe e afërt përfaqësojnë shpirtin dhe kulturën e lashtë të popullit kinez.

(Eda Merepeza)