">Saimir Visha, suksesi i reformës në drejtësi varet nga vullneti politik<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Saimir Visha, suksesi i reformës në drejtësi varet nga vullneti politik
  2015-03-11 17:06:04

Suksesi i reformës shqiptare në drejtësi varet nga vullneti politik. "Asnjë ndryshim nuk mund të ndodhë nëse nuk ka vullnet politik," thotë Saimir Visha, kryetar i Shoqatës së Avokatëve Penalistë.

"Të gjitha forcat politike, në prag të fushatave zgjedhore flasin për reformë në drejtësi, por deri tani reforma ka mbetur vetëm sa u përket tryezave dhe komunikimeve të forcave politike, por deri në këto momente asgjë nuk është bërë," thekson Visha.

"Neve mendojmë se reforma duhet të fillojë që nga zgjedhja e presidentit të Republikës. Nuk mund të kemi një president republike që zgjidhet me shumicë të thjeshtë votash."

"Të ndërgjegjësohet politika, që të gjithë gjyqtarët e Gjykatës së Lartë dhe të Gjykatës Kushtetuese të zgjidhen me shumicë të cilësuar. Edhe për këtë pikë ne kemi kërkuar ndryshime në Kushtetutë."

"Të decentralizohet Prokuroria e Përgjithshme. Ne Kemi kërkuar që prokurori i përgjithshëm dhe prokurori i rrethit të jenë prokurorë shteti. Domethënë vendimet e tyre të jenë të pavarura."

"Ne kemi kërkuar dhe ndryshime në përbërjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Të ketë pjesëtarë nga avokatët, nga prokurorët, gjyqtarët dhe jo të ketë shumica absolute nga Konferenca Gjyqësore, pasi ata e kanë të vështirë të marrin masa disiplinore apo vendosin për transferime për gjyqtarë që ata vetë i kanë zgjedhur."