">Kina shënon 2,565-vjetorin e lindjes së Konfucit<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Kina shënon 2,565-vjetorin e lindjes së Konfucit
  2014-10-07 11:52:15

Kina shënon 2,565-vjetorin e lindjes së Konfucit

Një sërë ceremonish u zhvilluan fundjavën e kaluar në pjesën kontinentale të Kinës dhe në Tajvan për të përkujtuar përvjetorin e 2565 të lindjes së filozofit Konfuci.

Ceremonitë u mbajtën në qytetin e Qufu të provincës Shandong, vend i cili njihet dhe si vendlindja e Konfucit.

Kong Xiangkai është një nga pasardhësit e drejtpërdrejtë Konfucit.


Foto nga 天鹰 / 东方IC

"Ka shumë mësime në përmbledhjen e akteve filantropike të veprave letrare të Konfucit. Prandaj ne inkurajojmë të gjithë shoqërinë për të bërë vepra të mira."

Aktivitete janë zhvilluar edhe në tempullin e Konfucit në Taipei.

Udhëheqësi i Tajvanit Ma Yingjeou ishte i pranishëm në ceremoni.

"Ne jemi këtu sot për të përkujtuar Konfucin. Kjo nuk është vetëm për të nderuar kontributin e tij në kulturën kineze, por më e rëndësishmja është të çojmë përpara konceptet e tij arsimore."

Konfuci ose Kongzi në kinezisht, konsiderohet si një nga mendimtarët më të nderuar të Kinës.

Institutet Konfuci nëpër botë

Shkollat e Konfucit janë hapur në shumë vende të botës në përpjekje për të përhapur kulturën kineze.

Instituti Nordik Konfuci zhvilloi një festë të madhe për të kujtuar themelimin e tij gati 10 vjet më parë në Stokholm.

Me një mot të bukur në vjeshtën e Stokholmit, një seri të aktivitetesh përfshirë shfaqje për prezantimin e çajit, kaligrafisë këngëve dhe valleve kineze u organizuan në Kungstradgarden të Stokholmit. Presidenti dhe Profesor i Institutit Nordik Konfuci, Torbjorn Loden, tha institucioni feston përvjetorin e tij të 10-të të themelimit.

"Ne jemi krenar për qenien Instituti Nr.2 në botë. Instituti Korean Konfuci ishte i pari, por unë besoj se ne jemi të parët në aspektin funksional me misionin tonë kryesor të mësimdhënies së gjuhës kineze."

Profesor Loden tha se Instituti Konfuci është një projekt bashkëpunues me Kinën dhe ka si partner Universitetin Fudan të Shanghait. Ai tha se është shumë e rëndësishme që universiteti të përgatitë më shumë mësues të gjuhës kineze, pasi kinezishtja është mjaft preferuar për t'u mësuar si gjuhë e dytë në të gjitha shkollat e Suedisë.

"Suedezët janë shumë të interesuar për të mësuar gjuhën kineze, kështu që zhvillimi i shkollave tona të mesme është me të vërtetë shpërthyes, i të shpejtë. Shumë të rinj duan të mësojnë kinezisht."

Ambasadori kinez në Suedi Chen Yuming dhe konsulli Bai Xiaomei ishin në mesin e personaliteteve të ftuar.

Efekti domino i referendumit skocez, sytë në Katalonjë

Rajoni i Katalonjës në Spanjë, me anë të një dekreti të presidentit të saj, Artur Mas, të nënshkruar më 27 shtator, ka vulosur përfundimisht testimin e vullnetit të popullit me mbajtjen e një referendumi historik për pavarësi, që mund të zhvillohet më 9 nëntor.

"Katalonja do që të vendosë për të ardhmen e saj politike në mënyrë paqësore dhe demokratike", tha Mas pas nënshkrimit të dekretit.

 

Blloku që mbështet pavarësinë në rajonin e famshëm verilindor të Spanjës, ka marrë hov së fundi, në kohën e vështirësive ekonomike. Lajmi duket se u prit me shumë gëzim nga popullsia vendase, por qeveria qendrore në Madrid tha se do ta bllokojë votimin e planifikuar nga Mas, duke e apeluar në Gjykatën Kushtetuese.

Qeveria e Spanjës tha se Katalonjës nuk do t'i lejohet të mbajë referendumin për pavarësi. Zëvendëskryeministri Soraya Saenz de Santamaria deklaroi për gazetarët në Madrid, se "askush nuk është mbi vullnetin kombëtar të të gjithë spanjollëve", duke e cilësuar referendumin si "antikushtetues".

Ai tha se qeveria spanjolle do të mbajë një takim urgjent brenda pak ditëve dhe se do ta sfidojë referendumin në Gjykatën Kushtetuese të Spanjës.

Pas referendumit në Skoci, që u zhvillua më datë 18 shtator, e që në fund konfirmoi vullnetin e shumicës së popullit skocez për të qëndruar edhe më tej në Mbretërinë e Bashkuara, duket se radha po i vjen rajonit të Katalonjës në Spanjë.

Por raportet e fundit nga Londra të bëjnë të besosh se çështja e referendumeve separatiste është e përfunduar plotësisht në Britaninë e Madhe.

Kështu, në mënyrë paradoksale, atje çuditërisht flitet se pas Skocisë, tani në radhë qëndron vetë Anglia, e cila kërkon më shumë autonomi, duke sjellë në vëmendje një sistem federalist, e duke lënë pas krahëve sistemin me bazament qindravjeçar.

Paniku skocez ka bërë që tri partitë më të mëdha britanike: konservatorët në pushtet, partneri i tyre në koalicion liberaldemokratët, dhe opozita laburiste, të shiheshin për herë të parë në union në qëndrimet e tyre.

E kësisoj në dëshpërim e sipër, të tre kryetarët e partive premtuan dy ditë para votimit, se nëse Skocia i thoshte Jo pavarësisë, do të merrte më shumë të drejta, veçanërisht në politikën fiskale dhe atë sociale. Askush nuk e di saktësisht se sa ka ndihmuar kjo që shumica të thoshte jo.

Sipas mediave, një sërë anëtarësh të partisë konservatore, tashmë po përpunojnë idenë se "duhet të ketë diçka edhe për Anglinë". Rajonet periferike të Mbretërisë së Bashkuar – Skocia, Uellsi dhe Irlanda e Veriut – kanë të gjitha ndërkohë asambletë e tyre popullore dhe të drejtat e tyre të kufizuara, vetëm Anglia, që përbën pjesën më të madhe, jo.

E padrejtë për shumëkënd është edhe fakti, se në Parlamentin në Westminster ka deputetë skocezë, nga Uellsi dhe Irlanda, që votojnë për gjërat që kanë të bëjnë me Anglinë, por jo anasjelltas. Tashmë ide të tilla janë kthyer në një lëvizje, apo fraksion politik brenda radhëve të konservatorëve, të përfaqësuar më së shumti nga kryetari i Bashkisë së Londrës, Boris Johnson.

"Nëse u japim më shumë pushtet politikanëve skocezë, atëherë fare thjesht duhet të marrin në shqyrtim padrejtësinë e madhe ndaj Anglisë", tha Johnson për të përditshmen londineze "Daily Telegraph".

Cameron është tashmë si nën presionin e skocezëve, ashtu edhe nën presionin e shtuar të anglezëve. Sidoqoftë, analistët vlerësojnë se, edhe nëse ndodh, ata nuk mund ta dinë nëse federalizmi i Mbretërisë së Bashkuar, do të ketë fytyrën e atij gjerman, apo amerikan, meksikan apo zviceran, duke pohuar se ky është një rebus interesant.

Më poshtë vijojnë datat kryesore të krijimit dhe të rritjes së lëvizjes katalanase për pavarësi:

25 tetor 1979 – Gjatë tranzicionit drejt demokracisë pas vdekjes në vitin 1975 të diktatorit Francisco Franco, katalanasit nëpërmjet një referendumi miratuan një status që përkufizon Katalonjën si një komunitet autonom brenda Spanjës.

18 qershor 2006 – Katalanasit miratojnë një status të ri, të negociuar me qeverinë socialiste dhe të miratuar nga parlamenti kombëtar, duke rritur autonominë e tyre juridike dhe fiskale dhe duke përshkruar Katalonjën si një "komb".

13 shtator 2009: Fshati Arenys de Munt bëhet i pari mes qindra rajoneve katalanase që organizon një votim simbolik mbi sovranitetin e Katalonjës.

Qershor 2010 – Partia Popullore (konservatorë), në opozitë, i drejtohet Gjykatës Kushtetuese ku kjo e fundit dënon një pjesë të statusit katalanas dhe vendos që termi "komb" nuk ka asnjë vlerë juridike. Me mijëra Katalanas dalin në rrugët e Barcelonës duke kënduar, "Ne jemi një komb. Ne vendosim".

11 shtator 2012 – Më shumë se një milion persona manifestojnë në Barcelonë për të kërkuar pavarësinë, me rastin e Ditës së Katalonjës. Manifestime masive pasuan çdo vit në të njëjtën ditë.

20 shtator 2012 – Shefi i qeverisë konservatore Mariano Rajoy i refuzoi presidentit katalanas, Artur Mas, që t'i japë Katalonjës më shumë autonomi në vendosjen dhe mbledhjen e taksave. Pesë ditë më vonë, Mas kërkon zgjedhje të parakohshme, duke shpresuar të risë maxhorancën e tij ai premtoi një referendum mbi pavarësinë.

26 nëntor 2012 – Partia e djathtë CIU e Artur Mas fiton zgjedhjet por pa marrë maxhorancën absolute, duke e detyruar të kthehet nga partia e majtë ERC që kërkon gjithashtu pavarësinë e Katalonjës.

23 janar 2013 – Parlamenti katalanas miraton një deklaratë sovraniteti që i mundëson rajonit organizimin e një votimi vetëvendosës, por drejtësia spanjolle e shpalli antikushtetues në mars 2014.

12 dhjetor 2013 – Shumica e partive politike katalanase bien dakord në organizimin e një konsultimi mbi pavarësinë më 9 nëntor 2014.

27 shtator 2014 – Mas nënshkruan një dekret që miraton referendumin. Qeveria spanjolle përgatit një apel tjetër para Gjykatës Kushtetuese që do të bllokojë automatikisht konsultimin popullor.