">Avionë të telekomanduar kundër gjuetisë së paligjshme<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Avionë të telekomanduar kundër gjuetisë së paligjshme
  2014-09-04 15:44:44

Avionë të telekomanduar kundër gjuetisë së paligjshme

Lufta kundër gjuetisë së paligjshme po zhvillohet me teknologji të lartë në Nepal. Autoritetet përgjegjëse për mbrojtjen e jetës së egër janë duke përdorur avionë të telekomanduar për të monitoruar nga lart çdo aktivitet të paligjshëm.


Foto nga 赖鑫琳 / 东方IC


Foto nga wwfnepal

Korrespodenti i CRI, raporton nga Nepali.

Kur bëhet fjalë për luftimin e gjuetisë së paligjshme, avionët e telekomanduar u mundësojnë autoritteteve që të mbrojnë jetën e egër me një avantazh të lartë sa qielli.

I kontrolluar në distancë, ky avion i telekomanduar, i pasitur me një kamera në bord është në gjendje të monitorojë një sipërfaqe shumë më të madhe sesa patrullat tradicionale më këmbë.

Teknologjia u ka mundësuar autoriteteve për mbajnë nën kontroll rajone të pashkelura më parë, ndara ata kanë filluar betejën për të luftuar gjuetinë e paligjshme të kafshëve në kombin e himalajave.


Foto nga wwfnepal


Foto nga wwfnepal

Madhav Khadka është nga Fondacioni Botëror i Jetës së Egër i Nepalit.

"Në këtë avion të telekomanduar, kamera e montuar mund të na japë fotografi dhe video në të njëjtën kohë. Një herë që ngrihet në fluturim, mund të ofrojë një pamje të gjerë dhe madje të regjistrojë të gjitha sa ndodhin nën të. Me ndihkam e këtij avioni të telekomanduar, ne jemi në gjendje për të identifikuar çdo aktivitet të dyshuar dhe në këtë mënyrë mund të veprojmë menjëherë."


Foto  nga 戈戈摄影 / 东方IC

Një avion i telekomanduar po përdoret në Parkun Kombëtar Chitwan, i cili është i mbrojtur si Trashëgimi Botërore nga UNESCO-ja, në jug të kryeqytetit Katmandu.

Parku është habitat natyror i tigrave të Bengalit dhe rinocerontëve.

Në vitin 2012, Fondacioni Botëror i Jetës së Egër, përzgjodhi Nepalin, si një zonë pilot për përdorimin e avionëve të telekomanduar për luftimin e gjuetisë së paligjshme.

Këta avionë kanë krahë të gjatë 2 deri në 3 metra dhe një rreze veprimi prej 25 kilometra. Ata mund të fluturojnë për 45 minuta, në një lartësi prej 200 metrash.

Mund të bëjë fotografi dhe regjistrojë video, si dhe të përdorë teknologjinë GPS.

Kur avioni i telekomanduar e përfundon misioni e tij në ajër dhe ulet në tokë, pamjet e mara prej tij mund të shkarkohen dhe analizohen.

Rupak Maharajan është oficer i ruajtjes në Parkun Kombëtar Chitwan.

"Pasi e fluturojmë avionin e telekomanduar mbi zonën e mbrojtur, nxjerrim kartën e memories nga kamera dhe i shkarkojmë fotot dhe videot në kompjuter. Më pasi analizojmë secilën për të parë nëse është regjistruar ndonjë aktivitet i paligjshëm. Në çdo rast në dërgojmë informacion tek autoritetet për të ndërhyrë."


Foto nga 赖鑫琳 / 东方IC

Zyrtarët tregojë se mënyrat dhe teknologjitë e reja që po zhvillohen për të luftuar gjuetinë e paligjshme, kanë shënuar një kthesë dramatike për luftimin e këtij fenomeni në Nepal.

Pas një vëzhgimi të qeverisë në vitin 2013, rezultoi se numri i tigrave të Bengal në Nepal është rritur në 198 nga 121 që ishin në vitin 2009, një rritje prej 63 për qind në katër vjet.

Nepali ndërkohë është zotuar për ta dyfishuar numrin e këtyre tigrave deri në vitin 2022.

Diëakar Chapagain është koordinator i Fondit Botëror të Jetës së Egër.

"Kriminelët janë gjithnjë një hap para autoriteteve të zbatimit të ligjit, ndaj ne duhet t'i zmbrapsim këta kriminelë në kohë. Ne nuk duhet të mbështetmi mi metoda tradicionale siç është patrullimi dhe mobilizimi. Ne duhet të përdorim dhe ta pëlqejmë më shumë teknologjinë, për të qenë efikas në luftimin e fenomenit."

Këtu në Nepal, duket se avionët e telekomanduar po bëhen arma më efikase e autoriteteve për të luftuar gjuetinë e paligjshme ndaj jetës së egër.

Kina dhe Rusia i japin jetë gazsjellësit 'Forca e Siberisë'

Kina dhe Rusia ranë dakord për ta thelluar më tej bashkëpunimin e tyre të energjisë, i cili tani mund të përfshijnë më shumë projekte të mëdha.

Presidenti rus Vladimir Putin e bëri sugjerimin, ndërsa ndodhej në Siberinë Lindore për të përuruar fillimin e ndërtimit të një tubacioni të ri gazi, i cili do të përcjellë lëndën djegëse drejt Kinës.


Foto nga Sergei Chuzavkov / 东方IC

Zëvendëskryeministri kinez Zhang Gaoli dhe presidenti rus Vladimir Putin mbikëqyrën fillimin e ndërtimit me një ceremoni të mbajtur dje pasdite.

Putini tha se projekti është një hap i rëndësishëm përpara për ekonominë ruse.

"Ju e di se në sot ne përfunduam një projekt shumë të madh investimi i quajtur Fuqia e Siberisë. Ky është një gazsjellës i ri i cili nuk do të na lejojë vetëm të risim kapacitete tona të eksportit dhe të na mundësojë ne të zgjerojmë shpërndarjen gjeografike, por njëherësh do të na mundësojë të furnizojmë më gaz vendin tonë, një gjë shumë e rëndësishme për pjesën lindore, për Siberinë Lindore dhe Lindjen e Largët."

Projekti i ri është një nga projektet më të mëdha në sektorin e energjisë për Rusinë. Tubacioni do të kushtojë rreth 20 miliardë dollarë amerikanë për t'u ndërtuar.

Sipas një marrëveshje të arritur me qeverinë kineze, tubacioni rus do të shpërndajë sasi të mëdha të gazit natyror në Kinë për 30-vjet duke filluar nga viti 2017.

Analiza


Foto nga Nikolsky Alexei / 东方IC

Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi ndërtimin e gazsjellësit, nëpërmjet të cilit Rusia do të eksportojë për herë të parë gaz drejt Kinës dhe do të riekuilibrojë shkëmbimet tregtare drejt Azisë, në një kohë që marrëdhëniet me Perëndimin janë përkeqësuar.

"Ne kemi nisur projektin më të madh të ndërtimit në botë. Nuk do të ketë projekt më të rëndësishëm në një të ardhme të afërt", nënvizoi Putin, i cituar nga agjencitë ruse të lajmeve në një ceremoni në Jakuti, në Siberinë Lindore.

"Më e rëndësishmja nuk është rekordi, por bëhet fjalë për një projekt të një rëndësie të veçantë për Federatën Ruse si edhe për Republikën Popullore të Kinës", shtoi ai.

Gazsjellësi "Forca e Siberisë", me një gjatësi rreth 4 000 kilometra dhe me një kapacitet prej 61 miliardë metrash kub, do të mundësojë livrimin e gazit nga Siberia Lindore drejt Lindjes së Largët, në Kabarovsk dhe Vladivostok që janë në kufij me Kinën.

Kjo megakontratë vlerësohet rreth 400 miliardë dollarë për 30 vite dhe parashikon furnizimin e 38 miliardë metrave kub gaz në vit duke filluar nga viti 2017.

Eksportimet e gazit rus bëhen aktualisht drejt vendeve të ish-Bashkimit Sovjetik dhe Bashkimit Evropian. Kjo marrëveshje mundëson dëshirën e Moskës për të ekuilibruar tregtinë e saj të jashtme, që aktualisht është e drejtuar krejtësisht nga BE-ja.

Nevoja e këtij projekti, e diktuar tashmë nga situata ekonomike më dinamike në Azi sesa në Europë vitet e fundit, u përforcua edhe nga kriza e paprecedentë që prej Luftës së Ftohtë mes Moskës dhe perëndimorëve.

Europianët, për më tepër, po përpiqen të reduktojnë varësinë e tyre ndaj gazit rus, ndërkohë që lufta e re e gazit që kundërvë Kievin dhe Moskën rrezikon të pengojë furnizimet drejt Europës këtë dimër.