">Pasioni për antikuaret<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Pasioni për antikuaret
  2014-09-04 15:22:46

Ajo është një koleksioniste e njohur ne rrethet artistike. Ndoshta për shkak të natyrës së saj, apo ambjentit që tregon pasionin e saj të veçantë duket sikur zonja Wang Xiaojia vjen nga një botë tjetër, që i përket së kaluarës.

E veshur me një "qipao", fustani karakteristik kinez, Wang duket sikur sapo ka përfunduar xhirimet e një filmi të luajtur në Shangain e viteve 30-të të shekullir të kaluar. E gjithë kjo përshtypje krijohet pasi në sfond ndohet muzeu i saj privat i antikuareve.

Wang e cilëson veten si "retro-holic" pasi ajo ka mbledhur dhe koleksionuar mijëra relike të përmasave të ndryshme, që i përkasin trashëgimisë së Shangait. E lindur në vitet 80-të Wang është një ndër pronaret më të reja në moshë të një muzeu privat në këtë qytet të njohur kinez.

Ajo adhuron çdo gjë të vjetër, ose siç njihet "vintage". Madje edhe në mënyrën e saj të veshjes apo të prerjes së flokëve ajo shpesh herë ngjan me aktore hollivudiane, të filmave të vitete 50 apo 60 të shekullit të kaluar.Wang ka një pasion të madh të koleksionojë objekte të modës së vjetër, ose old fashion. Madje ajo thotë shpesh se objektet që ajo koleksionon janë si fëmijët e saj.

Muzeu i Wang ka një sipërfaqe prej 200 metra katrorë dhe në të vizitori sheh fustane karakteristike kineze-qipao,orë të vjetra, çanta, kuti cigaresh, artikuj shtëpiakë të përdorur në Shangain e vjetër.Madje koleksionistja e quan muzeun e saj "Kujtimet e Shangait të vitit 1937", sipas kohës kur ky qytet kinez ishte po aq i zhvilluar dhe i njohur sa edhe Parisi apo Nju Jorku.

Wang thotë se veprat antikuare në muzeun e saj nuk janë të shtrenjta apo të rralla, megjithatë vizitorët i adhurojnë ato, pasi lidhen me kujtimet e tyre personale apo të familjeve të tyre. Vetë koleksionistja rrjedh nga një familje e madhe tradicionale kineze dhe është rritur në një ambjent tipik që ka ndikuar në formimin e saj estetik dhe vlerësimin e trashëgimisë. Ajo kujton me mall fëmijërinë e saj kur e gjithë familja ishte e bashkuar në një shtëpi të madhe karakteristike të Shangait të asaj kohe. Kujton gjyshen e saj duke luajtur në piano dhe familjarët që këndonin. Madje ajo thotë se një nga familjarët e saj ishte "pingtan" që do të thotë rrëfyes historish, baladash të moçme apo këngësh, sipas dialektit të Suzhout.

Zhvillimi i viteve 90-të të shekullit të kaluar bëri që në vend të vilave karakteristike të qytetit të lartësoheshin qiellgërvishtëse, kështu familjet e mëdha humbën, në agun e shekullit të ri. Qysh nga ajo kohë Wangut i lindi ideja e mbledhjes dhe koleksionimit të objekteve të vjetra, së pari nga të afërmit dhe miqtëe saj e më pas nëpër tregje dhe dyqane antikuariati në qytet.

Ndonëse studente në atë kohë ajo kishte nevojë për të ardhura për të blerë objektet e vjetra, ndaj nisi të punonte part time si shitëse veshjesh apo librash, madje punoi dhe në një restorant. Pasi mblodhi një sasi të konsiderueshme objektesh të vjetra ajo hapi muzeun e saj privat në vitin 2008. Vizitorët e kësaj hapësire antikuaresh mund të shijojnë atmosferën e Shangait të vjetër, por edhe të fiksojnë në celuloid foto të realizuara në ambjentin vintage të muzeut të veshur me kostumet e viteve 1930.

Por muzeu i Wang-ut është i veçantë pasi ka një hapësirë për çajin e pasdites,sigurisht të shërbyer në servise retro të Shangait të vjetër. ((Eda Merepeza)