"> Holeli ekologjik luksoz në qendrën e pyllit ekuatorial<IMG border=0 src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Holeli ekologjik luksoz në qendrën e pyllit ekuatorial
  2014-08-13 15:40:32

Irak, presidenti emëron Haider al-Abadi si kryeministër

Presidenti i Irakut kandidoi zëvendëskryetarin e parlamentit, Haider al-Abadi, si kryeministrin e ri të vendit në vend të Nouri al-Malikit.

Presidenti Fouad Massoum i dha dhënë Abadi 30 ditë për të formuar qeverinë e re dhe t'ia prezantojë atë parlamentit për aprovim.


foto nga www.cfp.cn

"Ky është dekreti i emërimit dhe shpresoj se ju do të jeni i suksesshëm për formimin e një qeverie me bazë të gjerë brenda afateve të Kushtetutës..."

Kombet e Bashkuara, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian, e mirëpritën njëzëri emërimin e kryeministrit të ri.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki- moon tha se kjo ishte një "lëvizje përpara drejt formimit të qeverisë në Irak".

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon mirëpriti të hënën atë që ai e përshkroi si "lëvizje përpara drejt formimit të qeverisë në Irak," dhe u bëri thirrje të gjithë udhëheqësve politikë që të ctensionojnë situatën.

Në një deklaratë të lëshuar nga zëdhënësi i tij, Ban përgëzoi presidentin irakian Masum për caktimin e Abadi për formimin e një qeverie të re, dhe inkurajoi kryeministrin "të formojë një qeveri me bazë të gjerë të pranueshme për të gjithë komponentët e shoqërisë irakiane."

Presidenti amerikan Barak Obama dha gjithashtu mbështetjen e tij.

"Më parë sot, unë dhe nënpresidenti Biden i telefonuam Dr Abadi për ta uruar dhe i kërkuam të formojë një kabinet të ri sa më shpejt të jetë e mundur, dhe gjithëpërfshirës për të gjithë irakianët. I premtova mbështetjen tonë atij, si dhe presidentit Masoum dhe kryetarit të parlamentit Jabouri, dhe shpresoj se ata do të punojnë së bashku për të formuar këtë qeveri."

Megjithatë, kryeministri në detyrë Nouri al-Malki ka refuzuar emërimin, duke theksuar synimin e tij për të kandiduar për një mandat të tretë.

"Ne nuk do ta pranojmë këtë shkelje të kushtetutës pasi ne jemi në mesin e atyre që e hartuan kushtetutën dhe këtë proces demokratik, ndaj në mënyrë të sigurt ne do të vazhdojmë drejt kandidimit."

Mosmarrëveshja politike në Bagdad vjen në një kohë kur vazhdojnë luftimet rajonin e Kurdistanit.

Me ndihmën e sulmeve ajrore të ShBA-së, forcat kurde kanë arritur të rimarrin dy qytetet kontrolli i të ashtuquajturit Shteti Islamik.

Por mijëra civilë janë bllokuar në male dhe në nevojë urgjente për ushqime dhe ujë të pijshëm.

Mbi 500 anëtarë të komunitetit Yazidi janë vrarë në këtë konflikt, ndëkohë mësohet se rreth 300 gra janë rrëmbyer nga militantët suni.

Ekspertët rajonale dhe analistët kanë kohë që akuzojnë qeverinë shiite të Malikit si të padrejtë dhe jo gjithëpërfshirëse për pakicën suni, duke ushqyer tensionet sektare në një vend thellësisht të ndarë.

Në fushëbetejën ku luftëtarët islamikë kanë pushtuar toka të shumta në territorin në Irakun Verior dhe Perëndimor, Forcat Ajrore të ShBA kanë kryer 15 sulme ajrore mbi objektivat e përcaktuar.


1 2