">Bursat e Kinës Hapen hapin dyert për investitorët gjermanë<IMG border=0 src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Bursat e Kinës Hapen hapin dyert për investitorët gjermanë
  2014-07-10 10:22:35

Kina do t'ju lejojë investitorëve në Gjermani për të shpenzuar deri në 80 miliardë juan në dy bursat e saj të shkëmbimit të aksioneve, një masë që do të nxisë tregjet e brishta dhe do të ndihmojë më tej ndërkombëtarizimin e monedhës kineze.

Gjatë konferencës së përbashkët të shtypit me kancelaren gjermane Angela Merkel, kryeministri Li Keqiang njoftoi gjithashtu nënshkrimin e gjashtë dokumenteve të bashkëpunimit ekonomik.

Investitorët në Gjermani do të lejohen të marrin pjesë në dy bursa, të Shangait dhe Shenzhenit përmes skemës së Kualifikimit të Investitorëve të Jashtëm të Renminbi-së që u prezantua në vitin 2011.

Në konferencën e përbashkët të shtypit, kryeministri Li paraqiti arritjet e takimit. Ai tha se të dy palët kanë rënë dakord të thellojnë sistemin e dialogut të nivelit të lartë financiar, bashkëpunimin në fushën e teknologjisë, zhvillimit të qëndrueshëm dhe mjedisit.

Kina dhe Gjermani kanë rënë dakord të fillojnë një dialog financiar të nivelit të lartë, me qëllim për të forcuar tregun e Reminbisë jashtë Kinës, në Frankfurt. 

Lajmërimi erdhi pasi kryeministri kinez Li Keqiang takoi kancelaren Angela Merkel këtu në Pekin.

"Ne ramë dakord të fillojmë sa më parë një mekanizëm dialogu financiar sa më shpejt që të jetë e mundur. Kina ka caktuar që tani 'Bank of China' si bankën që do të ofrojë shërbime në monedhën Remimbi në Frankfurt. Ne do t'ju ofrojmë investitorëve gjermanë mundësinë të transferojnë deri në 80 miliardë juan nëpërmjet Mekanizmit Institucional të Kualifikimit të Investitorëve. Kjo do të ndihmojë për të forcuar tregun e Reminbisë në Frankfurt," tha Li.

Mekanizmi i Institucional i Kualifikimit të Investitorëve lejon investimin në bursat kineze të investitorëve të huaj në monedhën RMB.

Ndërkohë, kompanitë kineze dhe gjermane, përfshirë Air China dhe Lufthansa kanë nënshkruar një sërë marrëveshjesh të rëndësishme.

Të dy kompanitë ajrore do të themelojnë një kompani të përbashkët që do t'ju lejojë atyre të ndajnë fitimet për disa fluturime të përbashkëta, dhe do të sheshin biletat e njëra tjetrës.

Lufthansa deklaroi menjëherë se partneriteti me Air China do të hyjë në fuqi brenda muajit tetor.

Të dy palët gjithashtu ranë dakord të krijojnë një fabrikë të re montimi të FAW dhe Volkswagen në Kinë.

Kancelaria Merkel thotë se të dy vendet do të zgjerojnë bashkëpunimin në disa fusha.

"Të dy qeveritë kanë përfunduar hartimin e një kornize bashkëpunimi. Tani ne mund ta ngremë bashkëpunimin tonë në një shkallë më të gjerë. Më parë fokusi ynë ishte mbi tregtinë dhe teknologjinë, por tani kemi përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, mbrojtjen e mjedisit etj. Kina do të jetë një partner i vendit tonë vitin e ardhshëm më ekspozitën CeBIT, kjo do të fillojë bashkëpunimin tonë në fushën e teknologjisë së informacionit. Përveç kësaj, ne do të kemi një bashkëpunim të gjerë në shëndetësi dhe urbanizim," u shpreh kancelaria.

Kina është eksportuesi i dytë për tregun gjerman jashtë Europës, pas ShBA-së.

Të dy vendet patën një vëllim të tregtisë dypalëshe prej mbi 140 miliardë eurosh vitin e kaluar.

Kjo është hera e shtatë për kancelaren gjermane Angela Merkel që viziton Kinën, që nga viti 2005 kur mori për herë të parë detyrën.

Ajo u shoqëruar nga një delegacion i gjerë biznesmeshën, përfshirë, mbi 20 drejtorë ekzekutivë, përfshirë atë të Siemens dhe Deutsche Bank.

Thirrje për më shumë gra në shkencë dhe inxhinieri

Në Mbretërinë e Bashkuar nuk ka gra të mjaftueshme për të punuar në shkencë dhe në fushën e inxhinierisë.

Një raport i Parlamentit Britanik thotë se gratë përbëjnë vetëm 13 për qind të forcës së punës dhe nënvizon nevojën për ndërhyrje të menjëhershme.

Të qenit i aftë në shkenca nuk ka të bëjë më gjininë, por sërish gratë që punojnë në fushën e shkencës dhe matematikës në Britaninë e Madhe nuk janë të mjaftueshme.

Komiteti i Shkencës dhe i Teknologjisë ka paraqitur një raport ku nënvizon se së pak të përfaqësuara janë gratë në këtë fushë.

Lektorja e shkencave të aplikuara Laura Waters nga Univesriteti i Huddesfield-it që e ndan së bashku me familjen karrierën e saj, thotë se shumë gra largohen nga shkenca.

"Kam parë plot gra që kanë kaluar shumë vështirësi për të bërë doktoraturën, dhe nuk është e lehtë të bësh doktoraturën, që më pas janë larguar nga shkenca për t'ju dedikuar familjes. Është shumë e vështirë të kthehesh kur ke fëmijë për të rritur."

Leigh Fleming është nga Shkolla e Inxhinierisë Kompjuterike në Universitetin e Huddersfield-it.

"Kam parë shumë gra që kanë ndryshuar rolet e tyre, më së shumti duke punuar por kompani inxhinierie, por ato nuk punojnë si inxhiniere profesioniste."

Në fabrikën Cummins UK në Huddersfield, një të reja të sapo diplomuara, Lorraina and Rachel, janë duke zhvilluar një kërkim shkencor. Rachel studioi një Nottingham.

"Edhe pse po merresha me matematikë, kimi dhe fizikë, pra çdo gjë që të duhet për të punuar në inxhinieri, por përsëri unë nuk kisha ndonjë shtysë konkrete për t'u diplomuar në inxhinieri. Presioni vinte më shumë nga nëna ime se sa nga shkolla."

Tani, një raport i parlamentit britanik po bën thirrje për ndryshime. Ai thekson se ekonomia britanike ka më shumë nevojë për fuqi punë në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë.

Raporti bën thirrje për diversifikim dhe barazi në edukimin universitar dhe i kërkon qeverisë të punojë me sektorin e arsimit të lartë për të reformuar strukturën e karrierës akademike.

WISE, apo Gratë për Shkencën dhe Inxhinierinë, është një organizatë me veprimtari mbi 30 vjeçare që i nxit gratë të punojnë në këtë fushë. Drejtorja Helen Woolaston thotë se kërkon veprime konkrete dhe jo vetëm raporte.

"Çdo gjë që thuhet është e vërtetë, por raporte ka pasur edhe në të kaluarën. Kam plot raporte që dergjen mbi tavolinën time që thonë të njëjtën gjë. Ajo çka duhet tani janë veprimet konkrete. Kjo është një punë urgjente."

Lorraina dhe Rachel thonë se gjërat kanë ndryshuar, por shtojnë se ndryshimi nuk po ndodh me shpejtësi të mjaftueshme.