Ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare i ShBA-së, John Bolton, pranoi në një intervistë për mediat së fundmi se ai ka ndihmuar në planifikimin e një grushti shteti në një vend tjetër. Analistët besojnë se kjo konfirmon më tej komplotin afatgjatë të Shteteve të Bashkuara për t"u përfshirë në infiltrim politik dhe për të përmbysur regjimet e vendeve të tjera.
Pedro Infante, kryetar i Komisionit të Posaçëm të Asamblesë Kombëtare të Venezuelës për Hetimin e Agresioneve të Shteteve të Bashkuara:
Komentet (e Boltonit) ofrojnë materiale e prova të reja për hetimin në Venezuelë. Kemi të bëjmë me një krim transnacional kundër Venezuelës.
Sipas një raporti të “Reuters”-it, përgjatë viteve shumë ekspertë të politikës së jashtme e kanë kritikuar qeverinë amerikane për ndërhyrje në punët e brendshme të vendeve të tjera, duke përmendur shembuj të tillë si luftërat në Irak dhe Afganistan.
Ajo çfarë tha Bolton-i është vetëm maja e ajsbergut e infiltrimit politik dhe krijimit të trazirave rajonale nga Aleanca "Pesë Sytë" e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.
Elias Jabbour, profesor i asociuar i ekonomisë në Universitetin Shtetëror të Rios të Brazilit:
Aleanca "Pesë Sytë" është një grup, qëllimi i të cilit është të monitorojë dhe të depërtojë në vende të tjera dhe të krijojë paqëndrueshmëri. Vendet në Evropën Lindore, Afrikë, Azi dhe Amerikën Latine kanë vuajtur të gjitha (prej saj).
Dr. Michael Borchmann, ish-drejtori i Departamentit të Çështjeve Evropiane dhe Ndërkombëtare në landin gjerman të Hesenit:
Fabulisti i lashtë grek Ezop flet në një nga fabulat e veta për një peshkatar në ujërat e turbullta, duke e përshkruar si një nxitës, i cili mund të përfitonte vetëm duke trazuar ujërat e kënetës dhe duke shkaktuar probleme për të tjerët. Kjo më kujtohet kur më shkon mendja te e ashtuquajtura "Aleanca "Pesë Sytë"".
Sipas raportimeve të mediave, Aleanca "Pesë Sytë" po mbledh e fabrikon prova dhe planifikon të sajojë një sërë thashethemesh për të ashtuquajturin "infiltrim politik" të Kinës në Perëndim. Në fakt, nën maskën e "demokracisë" dhe "të drejtave të njeriut", janë vetë Shtetet e Bashkuara që synojnë Kinën për të bërë infiltrim politik. Për çështjet që lidhen me Xizang-un (Tibetin), Xinjiang-un, Hong-Kongun etj., hija e nxitjes nga Shtetet e Bashkuara dhe Aleanca e saj "Pesë Sytë" mund të shihet në prapaskenë.
Elias Jaber, profesor i asociuar i ekonomisë në Universitetin Shtetëror të Rios të Brazilit:
Vendet (e "Aleancës") vazhdojnë të thurin dhe përhapin thashetheme e të shpifin mbi Kinën për çështje të tilla si Xinjiang-u, Hong-Kongu dhe të drejtat e njeriut, duke ndërhyrë në punët e brendshme të Kinës dhe duke luajtur lojëra të pista politike.
Fabio Massimo Parenti, studiues në Institutin e Studimeve Politike, Ekonomike dhe Shoqërore të Italisë:
("Pesë Sytë") po përpiqet të sajojë "dëshmi të rreme", duke fabrikuar me keqdashje një Kinë që ndërhyn në politikën e vendeve perëndimore.
Pse "Pesë Sytë" infiltroi në Kinë duke mos kursyer asnjë përpjekje për të njollosur Kinën?
Elias Jaber, profesor i asociuar i ekonomisë në Universitetin Shtetëror të Rios të Brazilit:
Vendet anëtare të Aleancës "Pesë Sytë", që e ka origjinën nga mendësia e Luftës së Ftohtë dhe paragjykimet ideologjike, kanë ndërmarrë veprime të hapura vitet e fundit për të frenuar zhvillimin e Kinës dhe për të parandaluar multipolarizimin botëror, duke ndikuar seriozisht në shkëmbimet normale ndërmjet Kinës dhe vendeve perëndimore. (Zhan Dian/Artan)