Mbi 21 milionë dollarë amerikanë mallra nga pesë vende evropiane: Italia, Rusia, Franca, Spanja dhe Gjermania u shitën në dy transmetimet e drejtpërdrejta të tregtisë elektronike, të organizuara nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG) gjatë Ekspozitës Ndërkombëtare të Importit të Kinës (CIIE).

Midis tyre, vëllimi i shitjes së produkteve franceze i kaloi 6.50 milionë dollarët, kurse shitjet e produkteve italiane dhe gjermane arritën mbi 4.54 milionë dollarë secila. Brenda tre - katër orësh, u shitën më shumë se 400 000 kuti me akullore ruse, me një vlerë mbi 574 000 dollarë amerikanë.

Ambasadorë nga vende të ndryshme shprehën urime nëpërmjet videove, dhe disa prej tyre madje ndërvepruan me drejtuesit e transmetimeve të drejtpërdrejta të tregtisë elektronike, për të promovuar produktet e vendeve të tyre.