Kujtim Çela është një ndër emrat e njohur të botës motoristike. Në këtë kronikë do të flasim për lidhjet e ngushta që ai ka me Kinën si njeri i biznesit, duke u treguar modestë lidhur me hobin e tij dhe pasionin për motorët. Gjatë dy dekadave, Kujtimi ka qenë më shumë se 30 herë në Kinë, ku përveç biznesit, ka ndërtuar edhe raporte miqësie. Kujtimi e vlerëson seriozitetin dhe shpirtin artistik të popullit kinez. “Po pres që të fillojë lëvizja e lirë pas situatës së pandemisë, për të udhëtuar përsëri”, thotë sportisti, njëherazi biznesmen. Ai bën deklaratën interesante, duke pohuar se nëse do të vendoste për të jetuar diku tjetër përveç Shqipërisë, ai do të zgjidhte me kënaqësi Kinën.