Sipërmarrësi ILIRJAN KOXHIONI është një nga emrat e njohur në fushën bashkëpunimit dhe marrëdhënieve tregëtare me Kinën. Një raport i instaluar prej afro 3 dekadash. Në vitin 1994 në kuadrin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve shqiptare dhe kineze eksperti shqiptar Koxhioni u dërgua në Kinë ku do të qendronte për një periudhë 2 vjecare për të përfituar nga përvoja kineze. Pas ekperiencës së fituar dhe mundësive të mëdha që kishte krijuar ekonomia e tregut të lirë, Koxhioni do të përfshihej në sektorin jo publik duke ju përkushtuar fushës së investimeve dhe biznesit privat. Në çdo hap të tij ai do të gjente seriozitetin e partnerëve kinez duke ndërtuar kështu raporte bashkëpunimi që jo vetem nuk janë ndërprerë, por janë forcuar përherë e më shumë. Veprimtaria e kompanive që drejton Ilirjan Koxhioni shtrihet në disa sektor të ekonomisë. Ndonëse këto kompani janë me seli qendrore në Tiranë, aktiviteti ekonomik i tyre mbulon disa shtete të Evropës Qendrore dhe Lindore, që njihet ndryshe dhe si Platforma e kooperimit ekonomik 17+1.