“Duanwu”, që bie në ditën e pestë të muajit të pestë sipas kalendarit hënor, është një festë tradicionale për të përkujtuar vdekjen e poetit të lashtë patriot kinez Qu Yuan, i cili ishte një zyrtar i mbretit të shtetit Çu, një nga Shtatë Shtetet Ndërluftuese. Më 30 shtator, të vitit 2009, Festa “Duanwu” u shtua në Listën e Trashëgimive Kulturore Jomateriale Botërore të UNESCO-s.