<![CDATA[Në Kinë, si në shtëpinë time]]>

Sekretari shkencor i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, prof. Shaban Sinani, është studiues dhe historian i letërsisë, etnolog, eseist dhe publicist i mirënjohur. Që nga dhjetori i vitit 2019 mban titullin më të lartë shkencor, “Akademik”.

Kontributi i tij i spikatur shtrihet edhe jashtë Shqipërisë, ku një vend të rëndësishëm zë bashkëpunimi me institucionet shkencore dhe universitare të Kinës.

Është sa e bukur, aq edhe interesante historia si lindën interesimi dhe lidhjet e këtij intelektuali të shquar me Kinën, historinë, kulturën dhe shkencën e saj. Një histori që daton në kapercyell të shekujve, dy dekada më parë. Është pikërisht Kodiku i Purpurt i Beratit (#Beratinus) dhe restaurimi i tij në Kinë që hapën një dritare të re për kërkimet shkencore të akademikut Sinani. Në intervistën e tij, ai shprehet se në Kinë ndihet si në shtëpinë e vet.

]]>